Sulmoi Berishën për llogari të Ramës/ Ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini ishte ortak i Charles McGonigal në Shqipëri

Sulmoi Berishën për llogari të Ramës/ Ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini ishte ortak i Charles McGonigal në Shqipëri

11:00, 23/09/2023
A+ Aa A-

Rrjeti që Charles McGonigal kishte ngritur në Shqipëri përfshinte disa agjentë të FBI-së.

Një prej tyre ishte Lou Bladel, që kishte shërbyer më parë në postin që mbante Charles McGonigal. Ai mori shuma të majme nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe shërbeu si mercenar kundër opozitës.

Por edhe një tjetër agjent i FBI-së ishte i përfshirë në këtë rrjet.

Bëhet fjalë për Mark Rossinin. Ky i fundit ishte ortak në biznes i McGonigal, pasi së bashku kishin aksione në firmën Law Office& Investigation, një kompani të hapur së bashku me Shefqet Dizdarin.

Për ironi, është kjo dyshe që synonte të merrte fushat e naftës nga Edi Rama.

Edhe Rossini u përdor për të sulmuar opozitën.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2019, Rossini në pozicionin e ish-agjentit të FBI-së do të jepte një intervistë për Top Channel, ku shprehej se me protestat Sali Berisha, në atë kohë një deputet i thjeshtë, po bënte lojën e Putin.

“Me këto protesta, Berisha po bëhet kukull e Putinit. Sepse, duke bërë atë që bëri, duke inskenuar ato protesta pikërisht në këtë kohë, po luan lojën e Putinit. Prandaj është kukull. Dhe po të mos e dijë ai. Ky është i gjithë kuptimi i postimit tim emocional. Ndalo dhe shiko se ç’do të thotë kjo në largpamësi. Kjo është e rëndësishmja. Shiko ndikimin në largpamësi, pasojat e kësaj. Jo vetëm qëllimin afatshkurtër. Do të ikë Rama e bëhesh kryeministër. Nëse Rama ka diçka që nuk shkon e duhet ndryshim, në rregull. Por nuk është tani koha. Po bëhesh kukull e Putinit. Po luan në favorin e tij duke bërë atë protestë”, deklaronte Rossini për llogari të Edi Ramës dhe lobingjeve të tij.

Më pas, vetë Rossini dhe McGonigal do merrnin licencë për... një kompani të lidhur ngushtë me Gazpromin rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco