VIDEO/ Kërpaçi: Bashkia e Tiranës nuk ndërton shkolla, por lekët ja jep inceneratorit që nuk ekziston

18:38, 22/09/2023
A+ Aa A-

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi e ftuar në ‘Syri Digjital’ me moderatorin Bled Marku në SYRI TV, ka folur për vendimet e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj.

Kërpaçi u shpreh gjatë intervistës se, Bashkia e Tiranës në vend që të investojë shkolla, i çon lekët për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston.

‘41 milionë euro janë marrë nga taksa e jashtëzakonshme për arsimin janë marrë nga taksa e jashtëzakonshme për arsimin, pra janë mbledhur nga githësecili prej nesh që e paguajnë nga fatura e ujit.

Pa pikë turpi, në mbledhjen e fundit, në rendin e fundit të ditës, si një pikë e parëndësishme kur duhet të theksojmë se brenda 2 muajve bën ndryshime në planin buxhetor të bashkisë, që nuk është normale kjo gjë, i çon një fond shtesë një vepre korruptive që është në sekuestro, si pasojë e veprave korruptive që këta kanë bërë.

Këto dëshmojnë qartësisht që taksat tona në vend që të shkojnë për arsimin, zhvillimin, një mundësi më të mirë për të rinjtë që të qëndrojnë këtu, të kenë kushte, projekte për jetën e tyre dhe familjet, apo mbi të gjitha të shkojnë për strehimin e familjeve të pastreha si pasojë e tërmetit, janë familje të tjera për të cilat nuk po bëhet asgjë dhe nuk po marrin as bonuesin e qerasë.

Kjo tregon se vëmendja e kësaj qeverie, e kësaj bashkie është të investojnë në projekte korruptive si inceneratori. Është e qartë dhe këtë e dëshmon vendimet që ata marrin.

Një bashki që premton se nuk do të ketë shkolla me dy turne, por që në mandatin e tretë ka zona që nuk kanë as shkolla, do të thotë se këta nuk e kanë prioritet arsimin, sepse lekët aty janë. Mjafton që lekët të alokohen sipas prioriteteve. Po të ishte prioritet arsimi për këta, do ta kishin ndërtuar një shkollë në Astir’, tha Floida Kërpaçi gjatë intervistës së saj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco