‘Bardhi kryetar grupi’/ Paloka: Çështja u zgjat 3 javë me urdhër të Ramës! I intereson opozita konfuze

16:46, 21/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, deputeti demokrat Edi Paloka ka folur për zgjidhjen e problemit në parlament se kush do të jetë Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së.

Sipas Palokës, kjo qështje është zgjatur prej 3 javësh me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur një gjendje sa më konfuze opozitën edhe në Parlament.

Duke i’u referuar edhe deklaratës së mazhoracës, Pakola tha se edhe zonja Felaj u shpreh publikisht se ‘ne nuk kemi ndonjë dyshim se Gazment Bardhi është kryetar i grupit parlamentar’. 

‘Kjo mbas 3 javësh dhe pasi numri më i madh i Grupit Parlament të PD-së dërgoi sot një shkresë konfirmuese për t’i dhënë fund kësaj stërgjatje të qëllimshme të mazhorancës’, tha Paloka.

Paloka: E drejta u dha pikërisht pas këtyre debateve që u zgjatën prej 3 javësh qëllimisht dhe unë këtë theksova që mos të vijojnë me këtë farsë qesharake dhe me justifikimin se që po presin një përgjigje nga drejtoria juridike e parlamentit për çështjen e Grupit të Partisë Demokratike.

Aty nuk ka nevojë që të ketë një përgjigje nga drejtoria juridike çështja është aq e qartë dhe ka  disa precedent ku i fundit ishte sot në Parlament me grupin e aleatëve tanë ku deputetët e atij grupi njoftuan se kanë vendosur si kryetar të tyre zotin Dashamit Shehi. Pra nuk është një çështje që u ndodhen para një të papriture por kjo është zgjatur me urdhër të Ramës për të mbajtur një gjendje sa më konfuze opozitën edhe në Parlament. Sepse është e njëjta edhe me partinë me gjykatat por në qoftë se aty Rama e ka më të lehte me atë formulën gjykatat janë të pavarura dhe unë s’kam çfarë bëj, në Parlament nuk e ka kë mundësi pasi duar e ponc-pilatit janë direkt të zhytyra në gjalb.

Këtu Rama nuk i lanë dot duar dhe të thotë nuk është përgjegjësia ime.

Më në fund edhe u përmbyll publikisht si çështje pasi zonja Felaj deklaroi se ‘ne nuk kemi ndonjë dyshim se Gazment Bardhi është kryetar i grupit parlamentar’.

Kjo mbas 3 javësh dhe pasi numri më i madh i Grupit Parlament të PD-së dërgoi sot një shkresë konfirmuese për t’i dhënë fund kësaj stërgjatje të qëllimshme të mazhorancës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco