Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

KAFE SHQETO/ Amnistia në burgje, Prençi: Vendim politik, favorizon vetëm grupet kriminale

09:53, 21/09/2023
A+ Aa A-

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka deklaruar se  projektligji për amnistinë në burgje është ndërmarrje politike.

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Prençi është shprehur se kjo amnisti favorizon vetëm grupet kriminale,po ashtu ushtrinë që ka përdorur qeveria për të masakruar procesin zgjedhor.

“Bazuar në kushtetutën e republikës së Shqipërisë politikat e amnistisë janë politika që iniciohen nga institucione pas një studimi të rëndësishëm që duhet bërë mbipopullimit në burgje. Kjo bëhet për shkak të politikave penale që kanë institucionet e Shqipërisë. Iniciativa e marrë nga ministria e drejtësisë, iniciativë politike e marrë disa muaj përpara zgjedhjeve tingëllon keq si një detyrim ndaj atyre njerëzve që kjo politikë i ka përdorur.

Fakti që propaganda e ligjit të amnistisë është lançuar përpara zgjedhjeve, në një kohë kur ajo nuk kërkon shumë për tu realizuar si draft ligj. Është avokati i popullit që duhet të ketë një raport mbi gjendjen e rënduar dhe kapaciteteve të burgjeve.

Fakti që në pjesën e amnistisë përfitojnë ata njerëz që janë të inkriminuar në veprat penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet do të thotë që kjo politikë është dashakeqëse për një kategori të caktuar të veprave penale, për të favorizuar ushtrinë që ka përdorur një qeveri për të masakruar procesin zgjedhor. Kur këtë politikë e bën për politikë vetëm qeveria tingëllon keq, aq më tepër kur lançohen përpara zgjedhjeve dhe na bën të dyshojmë që ne jemi shoqëri e marrë peng nga një kategori e caktuar që favorizon vetëm grupet kriminale.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco