‘Lidhja qeveri-krim’/ Balliu: Josifi shumë i dashur për qeverinë! Ndërtoi call-center përmes Xhaçkës

‘Lidhja qeveri-krim’/ Balliu: Josifi shumë i dashur për qeverinë! Ndërtoi call-center përmes Xhaçkës

21:59, 20/09/2023
A+ Aa A-

Shefi Organizativ i PD-së, Klevis Balliu foli për aferën rreth 2 miliardë euro, të kryer nga Amant Josifi me call centera, gjatë kohës që ishte ish-këshilltari i Olta Xhaçkës dhe partner në biznes me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën.  

I ftuar në emisonin "Ora e Betit", Balliu tha se Josifi për këtë qeveri është shumë i dashur.

Balliu: Situata është e rëndë për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin. Amant Josifi është djali i Pranvera Strakoshës që u shpall në kërkim bashkë me të ëmën e Olta Xhaçkës për birësim të paligjshme në vitin 1994. Ka edhe lidhje me diktaturën, pasi gjyshja e Josifit ka qenë nën kryetarja e gjykatës së lartë në kohën e Enver Hoxhës.

Amant Josifi përmes Olta Xhaçkës krijoi kompanitë call center. Këtu krimi është kriter për të ecur përpara. Ikën Josifi vjen, Josifi tjetër. Josifi për këtë qeveri është shumë i dashur. Josifi e dinte dy ditë para se do vinte policia. Josifi ishte këshilltar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco