VIDEO/ Emri Vata: Kuksianët janë çliruar nga trysnia që ishte në 14 maj, ka tentativa për të blerë votën

18:23, 20/09/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Emri Vata i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për situatën aktuale që është në këtë qytet.

Vata u shpreh se, tani qytetarët janë më të mirë dhe nuk e kanë atë trysninë e zgjedhjeve të 14 majit. Vata denoncoi edhe faktin se ka përpjekje për të blerë votën.

‘E gjithë qeveria është në Kukës, ministrat vijnë e ikin me radhë, trysnia tek administrata publike është tejet e madhe, por nuk është më ajo klimë e 14 majit, në lidhje me kandidatin që ishte dhe ai që është tani.

Zgjedhjet e 14 majit mund të krahasoheshin me zgjedhjet e 1991, ndërsa tani janë ato të vitit 1992, pra janë më të lira, sepse mekanizmat të cilët kontrollonin votën, që kontrollonin se paraja kishte vajtur në vend, nuk ekzistojnë dhe tani populli është i lirë dhe këtë ata e dinë.

Edhe votuesi tani është më i lirë, sepse mekanizmat e kontrollit nuk janë si me 14 maj. Tani shikon segmente, trysni, presione dhe lëvizje për administratën publike, por besoj se kjo do ti kthehet në bumerang kandidatit përballë.

Rilindja të vetmen arritje në Kukës, ka shpopullimin e zonës.

Ne do ta mbrojmë votën. Demokratët në bashkëpunim me të gjithë simpatizantët kemi ngritur dhe jemi organizuar për të mbrojtur votën tonë, si nga deformimin, tek dita e zgjedhjeve, numërimi, edhe pse presione dhe tendenca ka, si të grupeve kriminale, por edhe të biznesmenëve, që të hedhin lekë dhe të deformojnë votën e popullit, por Kukësi e ka marrë vendimin që të kthehet djathtas’, tha Emri Vata në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco