‘Rritja e pagave të anëtarëve të Kushtetueses’/ Bardhi: Pazar i qartë me qeverinë, do votojmë kundër

17:15, 20/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se do të votojë kundër draftit për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga 4 në 7 mln lekë të vjetra.

Në reagimin e tij për mediat pas Konferencës së Kryetarëve, Bardhi tha se propozimi i Edi Ramës vjen si pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë dhe nuk ka lidhje me reformën në drejtësi.

Gjithashtu Bardhi theksoi se cilido që mashtron opinionin publik duke thënë se rritja e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do forconte pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese po fsheh një fakt kriminal për kapjen e saj.  

Bardhi: Propozimi i Ramës për të rritur pagat e gjykatësve të Kushtetueses, vjen si pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë. Për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka pranuar rolin si agjenci qeveritare. I është drejtuar qeverisë për rritjen e pagave, jo parlamentit.

Ligji i prezantuar në Kuvend dhe është për votim nesër, sigurisht që do marrë votën kundër të opozitës parlamentare, sepse çimenton kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria. Rama i ka dërguar një mesazh sistemit të drejtësisë në vend që nëse do rritje të pagave do duhet të sillet dhe performojë si Gjykata Kushtetuese. Do duhet të ketë zero kërkesa për komisionet hetimore të pranuara të opozitës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco