VIDEO/ Edith Harxhi: Çështja McGonigal-Rama, janë 8 mijë faqe përgjime. Prokuroria të hapë hetimet

17:00, 20/09/2023
A+ Aa A-

Diplomatja Edith Harxhi, e ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ka folur në lidhje me zhvillimet e reja të dosjes McGonigal-Rama.

Gjatë intervistës së saj, Harxhi deklaroi se, në datat 22-23 shtator do të vendoset për fatin e dosjes së Uashingtonit, ku në hetime ka dalë edhe Edi Rama. Diplomatja theksoi se janë 8 mijë faqe përgjime të realizuara nga FBI, ku mes tyre ështe edhe Rama.

‘Në datat 22-23 shtator do të jenë ditët që do të vendosin për fatin e gjyqit të Uashingtonit, që ështe edhe çështja McGonigal me dosjen e Shqipërisë. Tashmë kanë dalë informacione edhe për këtë dosje, janë 8 mijë faqe përgjime që ka FBI, Departamenti i Drejtësisë në përgjithësi në SHBA dhe mes tyre në përgjime janë edhe tre shtetasit shqiptarë, dhe mes tyre është edhe më pikanti prej tyre, kryeministri i vendit, Edi Rama.

Hetimet vazhdojnë dhe nëse nesër avokatët e McGonigal do të pranojnë një gjykim të shkurtuar në të cilin do të thotë se McGonigal do të pranojë fajin dhe do tregojë gjithçka ka ndodhur, që unë nuk mendoj se është çështje e 225 mijë dollarëve, por janë shuma më të mëdha.

Janë licencat e mëdha të naftës në Shqipëri, etj., për llogari të McGonigal dhe oligarkëve rusë, siç është Deripaska, i cili ka qenë në listën e Open Data në Shqipëri, deri vonë, edhe si investitor strategjik madje, pavarësisht sanksioneve të SHBA.

Nëse do të pranojë nga gjykatësja, kërkesa për pranimin e fajit nga ana e McGonigal dhe avokatëve të tij, atëherë drejtësia shqiptare duhet të veprojë menjëherë, pasi një njeri që është në hetim në SHBA, apo dhe thjeshtë në përgjim të jetë kryeministri i Shqipërisë, menjëherë duhet të hapë një çështje dhe të marrë të pandehur Edi Ramën’, tha Edith Harxhi në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco