Kuvendi s’e njohu në krye të Grupit të PD,  Açka braktis mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Kuvendi s’e njohu në krye të Grupit të PD, Açka braktis mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

15:11, 20/09/2023
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme ishte thirrur mbledhja e konferencës së Kryetarëve te grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë mësohet se Flutra Açka e cila u përfol si e përzgjedhura e Bashës për kreun e grupit ka braktisur mbledhjen e konferencës së kryetareve. Ajo nuk pranohet nga Kuvendi si kryetare e grupit parlamentar.

Por ka shfrytëzuar prezencën në këtë takim si kryetare e Komisionit të Medias për të pretenduar edhe grupin parlamentar.

Siç duket  nuk e ka pranuar pjesëmarrjen në takim vetëm si kryetare e Komisionit parlamentar dhe është larguar nga mbledhja në nisje të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco