Konjufca në një linjë me Kurtin: Deklaratat për Lajçak s’janë akuza, por konstatime

Konjufca në një linjë me Kurtin: Deklaratat për Lajçak s’janë akuza, por konstatime

14:24, 20/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur të njëjtin linj me kryeministrin Kurti në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për paanshmëri të Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë Serbi.

Konjufca i cilësoi deklaratat e Kurtit jo si akuza por konstatime, mbi punën e kryer nga Lajçak. Sipas Konjufcës qëndrimet që artikulohen nga i dërguari i BE-së për dialogun janë pozicione të shpallura nga Serbia.

“Së pari nuk mendoj që ato ishin akuza ishin disa konstatime mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur më thënë të drejtën qysh në fillim që Lajçaku qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë lë të themi ato marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon, me mund me qenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, qysh me mundur me akomoduar në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e SerbisëVijon…”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi se nuk mund të ketë Asocacion nëse Serbia nuk njeh Kosovën si shtet dhe simbolet e saj.

“Ideja origjinale është që nuk ka Asociacion pa njohje. Nuk mund ta marrësh Asociacionin e ta heqësh nga ideja e njohjes. Quajeni si të doni, njohje de-facto. Serbia duhet të pajtohet që kur ta kaloj kufirin në Merdarë, është një shtet tjetër që ekziston. Duhet të na njoh flamurin, simbolet dhe s’duhet të na pengojë kurrkund ku aplikojmë në organizata ndërkombëtare”, tha Konjufca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco