Celibashi-partive: Përfundoni sa më shpejt Reformën Zgjedhore

Celibashi-partive: Përfundoni sa më shpejt Reformën Zgjedhore

13:29, 20/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që të nisin menjëherë punën për Reformën Zgjedhore. Ai tha se ka ardhur koha që puna për këtë reformë të bëhet me qëllim reformimin e vërtetë të sistemit të zgjedhjeve e jo për interes të partive politike.

“Të fillojë dhe të përfundojë sa më shpejt reforma zgjedhore. Politika shqiptare të kuptojë që ka ardhur koha që reforma zgjedhore të jetë vërtetë serioze në kuptimin e asaj se ca duhet të reformohet te sistemi i zgjedhjeve, jo vetëm si mënyra e përkthimit të votave në mandateve, po ka nevojë sistemi i administrimit dhe menaxhimit të modernizohet dhe të ketë më shumë qartësi, transparencë”, tha Celibashi.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që në këtë proces të përfshihet jo vetëm politika, por të dëgjohet zëri i ekspertëve.

“Ka nevojë të dëgjohet zëri i KQZ, por edhe aktorëve të tjerë jashtë politikë. Do duhet që të mos kenë vetëm partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve në nivelet e dyta dhe treta. Kjo është domosdoshmëri, shpresoj të ndryshojë në të ardhmen”, për Celibashi.

2 vite punë për Reformën Zgjedhore nuk kanë prodhuar asnjë vendim përfundimtar.  Partitë politike në këtë sesion parlamentar e kanë konsideruar si një prej prioritetet e saj, mirëpo shumë pak hapa janë hedhur në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco