Gazeta e madhe amerikane: McGonigal ndërhyri në politikën e brendshme të Shqipërisë për shumë pará

Gazeta e madhe amerikane: McGonigal ndërhyri në politikën e brendshme të Shqipërisë për shumë pará

13:16, 20/09/2023
A+ Aa A-

Gazeta e madhe amerikane, ‘Washington Examiner’ shkruan sot se Kongresi amerikan më në fund po kërkon llogari për mega-skandalin e Charles McGonigal.

Gazetari John Schindler thekson se dosja shqiptare është aspekti më i rëndë i këtij skandali.

Sipas tij, një zyrtar i lartë i inteligjencës dhe zbatimit të ligjit në SHBA u bë partneri i dukshëm në krim i një qeverie të huaj, që supozohet se ndërhyri në politikën e brendshme të Shqipërisë për shumë pará.

Charles McGonigal u korruptua nga kryeministri shqiptar, Edi Rama për të goditur opozitën për llogari politike. Gazetari amerikan thekson se zbardhja e kësaj çështje do të zbulojë aspekte të tjera të rënda të aferës.

“Dje, kongresmeni republikan Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër të theksuar drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar përgjigje në lidhje me çështjen e turpshme McGonigal- përgjigje të cilat FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë refuzuar t’ia japin Kongresit. Jordan i kujton Wray se i ka dërguar një letër më parë në 2 shkurt të këtij viti, duke i kërkuar dokumente dhe informacione në lidhje me akuzat federale për korrupsion dhe pastrim parash ndaj McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork.

Megjithëse media është përqendruar në aspektin rus të këtij skandali, i cili merr më shumë klikime, është pikërisht aspekti i shëmtuar shqiptar, me raportime për zhvatje dhe intimidime që përfshijnë një aleat të NATO-s, që përfaqësojnë shqetësimin më të madh kriminal (siç e kam raportuar disa herë në muajt e fundit). Kjo është ndoshta arsyeja se përse komisioni i Jordan po kërkon përgjigje përpara se Departamenti i Drejtësisë të arrijë një marrëveshje tjetër për pranimin e fajësisë për të zhdukur skandalin ballkanik të McGonigal.

Jordan ishte shumë i qartë dje, duke e paralajmëruar Wray: “Ju lutem jepni informacionin e kërkuar dhe organizoni që ky informim të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 3 tetori 2023”. Ai shton: “Nëse refuzoni të dorëzoni vullnetarisht dokumentet dhe informacionin e kërkuar, komisioni mund të shqyrtojë përdorimin e procesit të detyrueshëm”.

Dorëzoni materialet ose do përballeni me fletëthirrje, e thënë me fjalë të tjera. Nëse Wray nuk i jep përgjigje Kongresit gjatë javëve të ardhshme, prisni që kjo çështje të bëhet lajm i rregullt në faqet e para. Publiku ka të drejtë të dijë se si dhe pse një zyrtar i lartë i inteligjencës dhe zbatimit të ligjit në SHBA u bë partneri i dukshëm në krim i një qeverie të huaj, që supozohet se ndërhyri në politikën e brendshme të Shqipërisë për shumë pará.

Zbardhja e çështjes McGonigal do të zbulojë aspekte të pakëndshme të punës së brendshme të FBI-së. Mbi të gjitha, a veproi i vetëm ‘Njeriu’ i korruptuar i qeverisë apo sipas thashethemeve në qarqet e spiunazhit, kishte ndihmës? FBI duhet të shpjegojë këtë rrëmujë të ndyrë, në një mënyrë ose në tjetrën,” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco