VIDEO/ Ylli Manjani: SPAK nuk duhet të hetojë kanalet ujitëse, por Bashkinë e Tiranës

21:39, 19/09/2023
A+ Aa A-

Për juristin Ylli Manjani, SPAK nuk duhet të merret me kanalet ujitëse, por për krimin e jakave të bardha, për ata që qeverisin, për tenderat e Bashkisë së Tiranës.

Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani deklaroi se, prokurorët e SPAK janë nën kontroll politik, pasi kanë mandat. Kjo gjë sipas tij, sjell edhe frikën e prokurorëve për të vepruar sipas ligjit.  

‘Forcën që e marrin shkelësit e ligjit, abuzuesit e ligjit në SPAK e marrin për shkak se ua jep gjykata. Vendimet e gjykatës së posaçme, për kontroll banese, për përgjim personi, arrestohesh pa ditë gjë fare, pa u pyetur asnjëherë, e tmerrshme, fatale, nuk di ca ti thuash kësaj gjëje.

Nuk dua të hyjë në detaje teknike, po ju them që ka kompromise të rënda parimore. Unë jam kundër gjykimit të posaçëm. Mandati që u është dhënë prokurorëve është kontroll politik ndaj tyre.

Pse është kontroll? Ai zotëria apo zonja është zgjedhur që të punojë për 9 vite. Po pas 9 vitesh çfarë do bëjë. Ligji thotë do të shkosh aty ku ke qenë përpara. Çfarë ndodh. Brenda 9 vitesh ja fus me top, bëj vendime ekstreme për të ja bërë qejfin atij që do të marrë vendim për mua nesër, për një vend pune më të mirë. Ja ku është kontrolli politik. Ose nuk do e çaj kokën fare, punë e madhe fort, u bë apo nuk u bë puna, unë punën e kam të sigurtë.

Asnjë prokuror në botë nuk duhet të shkojë në punë me mendimin se po më mbaron mandati.

SPAK nuk është bërë për të hetuar çdo gjë, për të hetuar kanalin ‘Naum Panxhi’ në Lushnje, në bashkinë e Tiranës, ka denoncim për 80% të parave të marra nga buxheti, për ato që fitojnë tendera duhet ti kthejnë mbrapsh. Jo korrupsion, por është hata në mes të Tiranës. Ai SPAK-u është për bulevardin, është bërë për krimet financiare me jaka të bardha që gjenden në bulevard, për këtë punë është bërë’, deklaroi Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco