Tensionet pas tryezës së dialogut Kosovë-Serbi/ Pula: Lajçak dhe Borrel kanë treguar njëanshmëri

20:19, 19/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Shqiprim Pula, i ftuar në 'Edicionin e orës 19', në Syri Tv, komentoi tensionet ndërkombëtare pas tryezës së dialogut Kosovë-Serbi.

Ndër të tjera, Pula u shpreh se pikërisht Lajçak dhe Borell fillimisht vetë nuk e kanë njohur nënshtetësinë e Kosovës, madje kanë votuar edhe kundër anëtarësimeve në organizatat ndërkombëtare.

Kjo është cilësuar si një periudhë fatkeqe për Kosovën për faktin se kemi pasur të bëjmë me perona zyrtarë të ngarkuar lidhur me procesin e dialogimit Kosovë-Serbi, të cilët fillimisht ata vetë nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

Që të dy, si Borell si Lajçak kanë qenë kundër shtetësisë së Kosovës, madje kanë votuar edhe kundër anëtarësimeve në organizatat ndërkombëtare dhe po e them këtë si në një periudhë fatkeqe për Kosovën duke marrë paraysh dhe shumë faktor të tjerë dhe arsyet e qëndrueshme.

Dhe, qasja e tyre kundrejt palëve ka krijuar dyshime prej kohësh, mbi paanshmërinë e tyre.

Dhe në këtë kuptim ata sikur i kanë dhënë më tepër krah qëllimeve dhe pretendimeve të Serbisë se sa gjetjes së një zgjidhjeje e cila realisht mund të krijonte një situatë të favorshme për dy palët dhe pse asnjëherë nuk ka një situatë tamam të favorshme sepse Kosovës në vazhdimësi i janë kërkuar koncesione, i janë bërë trysni madje dhe jemi mashtruar.

Mbani mend këtu procesin e demagacionit me Malin e Zi, premtimet, ose procesin mbi legalizimin e vizave dhe premtimet, e kështu me radhë.

Pra ne në vazhdimësi kemi qenë adresë edhe e kërkesave për eksperimente edhe adresë për mashtrime, edhë për trysni.

Pra, e gjithë rrjedha e ditës së 14 shtatorit është si rezultat I shumë veprimeve dhe ngjarjeve për një kohë të gjatë.

Dhe natyrisht deklarimet e këtyre ditëve të fundit, nga e premtja deri më sot, janë deklarime të cilat ju japin mbështetje Emisarëve sepse e dinë mirë se po këta nuk është se ua kanë zbardhur fytyrën vendeve të Unionit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco