VIDEO/ Berisha: Unaza e Tiranës që nuk mbaroj kurrë! Vidh e vidh nuk ka të sosur

VIDEO/ Berisha: Unaza e Tiranës që nuk mbaroj kurrë! Vidh e vidh nuk ka të sosur

17:32, 19/09/2023
A+ Aa A-

Në takimin me biznesin të zhvilluar sot në Kukës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe projektin e unazës së madhe të Tiranës, që nën qeverisjen socialiste jo vetëm që nuk ka mbaruar, por është ndarë në lotë nga 1-2 km, vetëm për të copëtuar buxhetin dhe vjedhur atë.

Sipas Berishës, ‘Unaza e Madhe e Tiranës në vitin 2012-2013 ne e ndërtuam 7.5 kilometra. Mbetën në vitin 2013 edhe 17.5 kilometra. Edhe sot, pas 10 vitesh, ajo nuk ka përfunduar’.

Më poshtë prononcimi i plotë:

Kukësi nuk e meritonte Safet Gjicin.

Rruga e Kombit si kalim nga Morina në Mirditë, në Milot ka marrë përafërsisht dy vite, dy vite e pak.

Mos harroni kur dëgjoni lajmet për Unazën e Tiranës. Unaza e Tiranës është gjithsej 25 km. Është një projekt i trashëguar nga qeveria komuniste e Adil Çarçanit.

Unaza e Madhe e Tiranës në vitin 2012-2013 ne e ndërtuam 7.5 kilometra. Mbetën në vitin 2013 edhe 17.5 kilometra. Edhe sot, pas 10 vitesh, ajo nuk ka përfunduar.

Edhe sot, pas 10 vitesh, në qoftë se 7.5 kilometrat e para me gjithë veprat që kishte çdo gjë, shkuan në 3 milionë euro kilometri, sot ndërtojnë me 24 mln euro kilometri. Dhe e copëtojnë në lote që të vjedhin në çdo lot sa më shumë. Është jashtë çdo lloj imagjinate. Sot, 2.2 miliardë euro të shpenzuara në rrugë u janë dhënë 5 kompanive. Të gjitha klientelë e Edi Ramës, me të cilin ndan më mirë paratë.

Kjo situatë merr fund. Ne rikthehemi në standardet më të mira, më transparente të prokurimeve, rikthehemi te një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco