Rama si despot Afrikan: Pas Lindës shëtit dhe Zahon me avion privat

Rama si despot Afrikan: Pas Lindës shëtit dhe Zahon me avion privat

22:24, 18/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar po i ngjan çdo ditë e më shumë despotëve të Afrikës.

Rama shquhet për përdorimin e avionëve privatë për udhëtime brenda dhe jashtë vendit për veten tij, por nuk mungojnë rastet kur ai shtëtit edhe miqtë e tij personalë, siç është rasti i Tony Balir, apo udhëtimi me disa gazetarë në Ukrainë për show.

Diktatorët ngjajnë. Edi Rama u ngjan në çdo veprim e detaj diktatorëve të vendeve afrikanë të cilët e përdorin postin si ofiq familjar. Eleminojnë demokracinë, zhbëjnë shtetin e së drejtës. Zhvasin taksat e qyetearëve, pasuritë e vendit dhe sundojnë me metoda ekstraligjore, demokratike jo e jo.

Edi Rama ka bllokuar vazhdimisht kërkesat e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për udhëtimet e tij me charter, ku shpenzon miliona euro dhe nuk i jep llogari askujt.

Deri tani avioni i tij privat përdorej për të shëtit Lindën dhe shokë të Ramës për udhëtime jashtë Shqipërisë. Por së fundi avionit të tij ‘privat’ i është shtuar edhe një pjestar i ri në bord, Zaho.

Që prej një jave Rama ka ikur drejt ShBA-ve familjarisht.

Për të mbajtur një fjalim 20-30 minuta maskimumi në OKB kryeministri, shqiptarët paguaj avionin privat për të shtëtitur familja kryeministrore me javë në Nju Jork.

Dhe avioni është vetëm pjesa që duket, sepse familja kryeministrore paguan hotel, bën blerje në qendrat tregtare më të shtrenjta të botës, siç është Nju Jorku etj.

Vetëm Edi Rama dhe despotët Afrikanë kanë shkuar në OKB familjarisht dhe me avionë privatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco