Dhoma e Avokatisë greke: Masë arbitrare ndaj Belerit, shkelet konventa e të drejtave të njeriut

Dhoma e Avokatisë greke: Masë arbitrare ndaj Belerit, shkelet konventa e të drejtave të njeriut

13:53, 18/09/2023
A+ Aa A-

Dhoma e Avokatisë së Greqisë po zhvillon një takim në lidhje me çështjen e kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Belerit.

Avokatët në fjalën e tyre janë shprehur se kjo masë ndaj tij është arbitrare dhe shkel konventën e të drejtave të njeriut.

"Shkelet konventa e të drejtave të njeriut. Masa është arbitrare. Masa synon të pengojë ushtrimin e mandatit.

 Vura re 4 elementë, ai nuk ka rrezik që të arratiset, por edhe nëse ekziston mund të parandalohet. I dyti nuk ka rrezik për falsifikimin e provave, pasi hetimi ka përfunduar. Ka vetëm 1 dëshmitar që flet kundër tij. Nuk ekziston rreziku që ai të kryejë një vepër tjetër penale.

Proporcionaliteti i kësaj çështje është elementi i 4-të. Prokurori nuk iu përgjigj këtyre argumenteve, përvec se vuri re se ishte gjykuar në muajin gusht nga gjykata e shkallës së parë, ajo e apelit dhe ajo e lartë.

Jam i habitur nga një vendim i motivuar që mjaftohet me vendimin e mëparshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco