Inceneratorët, Këlliçi: Pyetje për SPAK - Ku kanë përfunduar 170 mil eurot që janë marrë nga xhepat e qytetarëve…

Inceneratorët, Këlliçi: Pyetje për SPAK - Ku kanë përfunduar 170 mil eurot që janë marrë nga xhepat e qytetarëve…

20:54, 17/09/2023
A+ Aa A-

Ish kandidadi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka postuar një shënim në faqen e tij në facebook ku shtron pyetje për SPAK në lidhje me ineceneratorët, se ku kanë shkuar 170 milionë euro për të cilat askush nuk di të japë një përgjigje.

Ndërkohë ai akuzon edhe kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj i cili vetëm para dy ditësh hoqi paratë nga shkollat dhe çerdhet për ti dërguar tek inceneratori fantazmë i Tiranës.

Postimi i plotë:

Të gjithë ata që mendojnë se afera e inceneratorëve po shkon drejt mbylljes, e kanë gabim! Deri më tani janë 170 milionë euro për të cilat askush nuk di të japë një përgjigje të saktë se ku kanë përfunduar.

Incneratori që nuk punon në Elbasan dhe inceneratori tjetër i papërfunduar në Fier, kanë kushtuar deri tani 60 milionë euro. Ndërkohë që inceneratori fantazmë në Tiranë ka përlarë deri tani 110 milionë euro.

Pyetjet për SPAK janë shumë të thjeshta:

Ku kanë përfunduar 170 milionë eurot që janë marrë nga xhepat e qytetarëve deri tani?

Ka qytetar sot që mendon se inceneratori fantazmë, që nuk ekziston në Tiranë, i cili ka marrë deri më tani plot 110 milionë euro, mund të jetë vetem një aferë e një drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe që Erion Veliaj të mos jetë prapa kësaj afere?!

Jo për gjë, por vetëm dy ditë më parë vrapoi të hiqte paratë nga çerdhet, kopshtet e shkollat e Tiranës, për të paguar 5.7 milionë euro të tjera tek inceneratori fantazmë i Tiranës, që për më tepër aktualisht është nën sekuestron e SPAK…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco