Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

SYRI TV/ Berisha: Qytetarët në burg për energjinë, Josifi i lirë edhe pse vodhi 1 mld euro

20:51, 17/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar institucionet shqiptare se nuk lëshojnë urdhër arresti për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës. Sipas Berishës, Olsi e nisi Josifin në Dubai, e paratë e vjedhura nga qytetarët evropian po investohen në projektin e Portit rtë Durrësit.  Kryedemokrati e shoqëron postimin e tij me një komunikatë policie, ku qytetarët arrestohen për energjinë, ndërsa Amant Josifi nuk hetohet, edhe pse akuzohet për vjedhjen e 1 miliardë eurove.

Syri tv

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish për mosveprimin e institucioneve shqiptare ndaj Amant Josifit, ortakut të Edi Ramës, për vjedhjen nëpërmjet mashtrimit të mbi 1 miliard eurove. Sipas Berishës, edhe pse aktiviteti ushtrohej në Shqipëri, ndaj Josifit nuk lëshohet urdhër arresti, ndërsa akuzon paratë e vjedhura nga skema e mashtrimit, po investohen në projektin e Portit të Durrësi.

Kjo është turp drejtësi!

Të dashur miq, Amant Josifi ortaku i Olsi Ramës vjedh me mashtrim me Call Center nga Shqipëria 1 miliard euro në Spanjë, Gjermani etj dhe ndaj tij askush nuk guxoi të lëshojë mandat arresti. Ortakun, Olsi e përcolli për Dubai ku janë të depozituar paratë e vjedhura për të ndërtuar në Durrës së bashku me bosat shqiptar të trafikut të drogës të vendosur aty, Dubai City-n e Edi Ramës.

Ky postim i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha Shoqërohet me një komunikatë të Policisë, ku raportohet për arrestimin e shtetasti me iniciale P. M, për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe procedimin penal të gjashtë personave të tjerë, po për energjinë. “ Kësaj i thonë kur vjedh 1 miliard euro si ortak i Olsit, ndërton qytet, kurse vjedh 300 euro energji shkon në qeli. Kjo është turp drejtësia”- shkruan Sali Berisha në rrjetin social Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco