Basha mbështet kandidatin e Ramës në Kukës

Basha mbështet kandidatin e Ramës në Kukës

17:10, 17/09/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka filluar bashkëpunimin me mazhorancën për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës.

Ashtu siç e ka bërë zakon bashkëpunimi i tij me Ramën konsiston në dy drejtime.

I pari, nxjerr “analistët” pranë tij në ekranet e qeverisë për të dekujaruar opozitën në betejë duke aluduar se mazhoranca është e fortë, nuk mundet, kandidati opozitës nuk ka program etj.

I dyti, bashkëpunon me komisionerët që KQZ ia jep dhunshëm Bashës, komisionerë të cilët ky i urdhëron që të numërojnë për mazhorancën ditën e përfundimit të procesit.

Kjo gjë është vërejtur sot në një kronikë të Top Channel, ku Lavdirm Lita, i njohur si mbështetës i Lulzim Bashës, ka dhënë një koment për garën elektorale të 24 shtatorit në Kukës.

Duket qartë nga komenti, kur analisti e paraqet garën në Kukës si të pashpresë për opozitën dhe sulmon kandidatin e saj, Emri Vata. Por ndërkohë që sulmon kandidatin Vata, analisti nuk thotë se PD-ja e vulës nuk ka mundur dot të nxjerrë as kandidat për Kukësin, pasi nuk ka njerëz.

Komenti i analistit:

“Zgjedhjet në Kukës janë interesante për të parë nëse do të kemi avancim të kandidatit të opozitës. Por duket e vështirë. Emri Vata nuk është banor i kukësit, nuk jeton me problematikat e qytetit dhe oferta që ka servirur është vetëm sulmi i atyre pak ditëve të Safet Gjicit. Shanset janë më të larta të kandidatit të PS-së pasi ai ka qenë drejtor i tatimeve, si dhe ka mbajtur edhe postin e prefektit, e është përditë me qytetarët atje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco