Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Çmendet Lulzim Basha/ Ja si ‘hakmerret’ ndaj Gazment Bardhit

Çmendet Lulzim Basha/ Ja si ‘hakmerret’ ndaj Gazment Bardhit

16:28, 17/09/2023
A+ Aa A-

Nuk kanë fund veprimet qesharake të Lulzim Bashës. I vogël, i pafuqishëm dhe pa ide, Lulzim Basha ka urdhëruar të ashtuquajturin sekretar privat të kunatit Endri Hasa të fshijë mesazhin e Gazment Bardhit, që njoftonte deputetët në grupin e whatsapp të Grupit Parlamentar për mbledhjen e radhës të grupit, të martën në orën 12.00.

Zari i Bashës, jo vetëm e fshiu mesazhin, duke qenë se ishte harruar si administrator i grupit prej 2021, por dhe i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të whatsapp.

Veprimi qesharak i Bashës vetëm sa ka nxitur deputetët e tjerë të largohen më pas nga ky grup, duke refuzuar metodat qesharake dhe rilindase të Lulzim Bashës. Do apo jo zoti Basha, pavarësisht mbështetjes që merr nga Edi Rama, Erion Veliaj apo Lindita Nikolla, e ka të pamundur që të përfaqësojë opozitën jo vetëm në elektorat, por as në Parlament. Për tu imponuar si kryetar partie hoqi nga partia 50 mijë anëtarë, ndërsa sot për tu imponuar si kryetar grupi heq 50 deputetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco