Operacioni Tempulli dhe pandemia kanabiste e pushtetit të Ramës!

Operacioni Tempulli dhe pandemia kanabiste e pushtetit të Ramës!

16:12, 17/09/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Operacioni Tempulli pati rreth 300 arrestime, që lidhen me drogën tregon dimensionin Pandemik të drogës në pushtetin e Ramës.

Qindra përdorues e shperndarës u arrestuan, bile edhe të moshuar mbi 70 vjeç, por kuptohet jo kokat, që drejtojnë trafikun.

Me qeverisjen e Ramës narkoshteti i tij përveç bisnesit pandemik mafioz dhe kriminal të drogës nuk mbështet asnjë aktivitet tjetër të ligjshëm dhe të shendetshëm që të mund të bëjë përpara.

Arrestimet me qindra njerëz bëjnë të kuptosh lehtë dimensionin e gjerë pandemik dhe shkatërrimtar të kultivimit dhe trafikut të drogës në pushtetin e Edi Ramës.

Tani të gjithë kuptojnë kollaj fare se perse u shqye dysh Qeveria që të legalizonte kanabisin gjoja për arsye mjeksore.

Trafikantëve u duheshin alibi ligjore dhe urdhëruan Ramën të miratonte e votonte në parlament ligjin mafioz të legalizimit të kanabisit.

Megjithse i gjithë opinioni ishte kundër, përfshirë edhe ndërkombëtarët Narkoqeverisja dhe Narkoparlamenti nuk u ndalen dhe e miratuan.

Kontrolli i teritorit nga një Polici e përfshirë deri në fyt në trafikun e drogës është inekzistent dhe në të kundërt të luftës me drogën është de facto një inkurajim dhe mbeshtetje për të.

Të gjitha këto operacione janë thjesht një hedhje hiri syve me regjinë e qeverisë për të devijuar vëmendjen nga skandalet e saj dhe për të bërë gjoja sikur lufton drogën.

Droga e mbjellë masivisht në gjithë teritorin duhej evaduar sa më parë, ndaj u miratua Ligji në mënyrën më të turpshme.

Deputetët rilindas, që votuan këtë ligj vulosën inkriminimin e tyre në këtë veprimtari kriminale dhe i lehtësuan përgjegjësinë Edi Rames duke votuar si armiq të qytetarëve.

Pra binomi Narkoqeverisje dhe Narkoparlament janë kthyer në ushtarë të bindur të drogës.

Tempulli ky operacion, që nuk i shqetëson fare por i gëzon bosët e paprekur të drogës është thjesht shërbimi i radhës, që narkoqeveria u bën atyre.

Evidentimi i mjaft shefa policie dhe efektivë të saj nga jugu në veri t përfshirë në narkotrafik është një fakt që tregon qartë se policia nuk është dhe nuk ka për të qenë shqetësim për Narkotrafikun në Shqipëri.

Përfshirja edhe e mjaft punonjësve të administratës rilindase në narkotrafik tregon kalbëzimin dhe përfshirjen në këtë veprimtari të të gjithë pushtetit rilindas të Ramës.

Çdo ditë e kësaj qeverie në pushtet është një ditë më shumë e qeverisjes së Narkomafies në Shqipëri dhe një ditë më shumë varfërie e pasigurie e qytetarëve e bisnesmenëve të ndershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco