Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO/ Torturat e shqiptareve me vonesat dhe anulimet e ‘Wizz Air’

21:10, 15/09/2023
A+ Aa A-

Në rrjetet sociale, por edhe në bisedat e përditshme gjen çdo ditë individë, përfshi edhe persona publikë, të cilët i kanë hapur luftë kompanisë hungareze të fluturimeve ‘Wizz Air’, cila vërtetë ofron çmimet më të favorshme në treg, por ama me disa kusure të tjera, me të cilat shqiptarët po përballen çdo ditë.

Por, ky është një realitet krejt i ndryshëm me atë që u premtua rreth një vit më parë nga presidenti i ‘Wizz Air’, Robert Keri, i cili u shpreh se nuk do të ketë më vonesa.

Në fakt ndodhi krejt e kundërta. ‘Wizz Air’ i kapërceu të gjitha parashikimet negative duke thyer çdo rekord të vonesave të pasagjerëve që zgjidhnin këtë kompani. Për ta vërtetuar mjafton të shihen tabelat e shtyrjes së orareve në aeroportin e Rinasit. Duket qartë se edhe punonjëset në sportelet e aeroportit të Rinasit ndjehen të lodhura me situatat e krijuara nga kjo kompani. Të pafuqishme për të bërë diçka, ata mjaftohen me këshilla për pasagjerët e ‘Wizz Air’, që siç mund të imagjinohet nuk ka një zyrë në aerport. E vetmja formë kontakti me ‘Wizz’, është nëpërmjet numrit të publikuar.

Vonesa të fluturimeve apo edhe anullime kanë edhe kompanitë e tjera, por frekuenca me të cilën kjo kompani shkakton probleme nga më të ndryshme për udhëtarët, kryesisht në linjat që kanë të bëjnë me aeroportin e Tiranës e klasifikon atë në krye të një liste, aspak për t’u krenuar, gjë që ka detyruar gazetaren Aulona Musta, të bëjë reagimin e ashpër në rrjetet sociale.

Por pas Aulonës, është edhe një zotëri i cili tregon për ‘Piranjat’ kalvarin që ka kaluar bashkë me familjen e tij.

Kam kaluar një siklet të madh me Wizz Air. Kishim për të fluturuar nga Fiumiçino për në Tiranë në oren 22:05, në 5 qershor. Pasi bëmë check-in, kam parë në tabelë që avioni ishte shtyrë në 1 të natës. Pra, ishte shtyrë në tre orë. U detyruam të prisnim. Ishim me guidë 44 persona. Pastaj kur do hapej gate, u shty prapë me 30 minuta. Nxirrnin justifikime që është kohë e keqe jashtë dhe nuk ngarkohet me karburantë. Kështu thoshte edhe personeli i ‘Wizz’ .Problemi i vërtetë ishte që avioni kishte pasur dëmtim në motorin e djathtë. Këtë na e tha një stuardjesë që kishte ardhur nga Gjermania për Fiumiçino dhe nuk ishte avioni ynë, se i yni kishte pasur difekt edhe nuk kishte ardhur fare. Pra këto nga Gjermania, kishin ndryshuar rrugën e tyre për të na sjellë ne në Tiranë.’

Zëvendësimi i avionit, do të ishte procedure normale siç ndodh edhe me të tjera kompani, nëse kjo nuk do të ishte një praktikë e vazhdueshme nga ‘Wizz Air’. Gati, gati nje standard i krijuar që përsëritet herë pas here në dëm të udhëtarëve.

Hipëm në avion në 2:30 të natës. Pritëm të vinin autobusët me pasagjerë të tjerë që kishin ngelur tek gate. Pastaj nxorrën jusftikim që avioni ka 15 pasagjerë tepër dhe meqë nuk futen dot do zbrisni edhe ju. Por, ai avion duhet të kapte linjë tjetër dhe prandaj ndodhi kjo. Këto justifikime ishin që kompania të mos paguante fjetjen e pasagjerëve në hotel dhe na linin pezull. Zbritëm bagazhet dhe kemi fjet në karrige. Udhëtimi ynë u shty me 12 orë dhe avioni kishtë pasur dëmtim dhe kur mora ‘tax frame’, pashë që ishte një avion tjetër. Nuk ka pasur njoftim zyrtar nga ‘Wizz’. Nuk na tha kurrë që do vonohemi 12 orë. Mendoj se ka qenë bashkëpunim me komandantin e Fiumiçinos dhe ‘Wizz’-it që të luanin me ne, se s’kishin avion. S’donin të na dëmshpërblenin. Bëmë ankesë te ‘Wizz’ dhe thonë që rasti është zgjidhur. Pastaj thonin që nuk keni të drejtë për dëmshpërblim se avioni nuk është anulluar dhe s’keni pasur vonesa, ndërkohë që ne kemi pritur 12 orë. Ne kemi ardhur me fluturim tjetër. Ka pasur shumë debat me pasagjerët dhe stafin, se ishin të stresuar, të lodhur. Nuk sillnin as batanije, as ushqim. Sollën vetëm një kafe dhe briosh në 6 të mgjesit. Nuk bënë asnjë përpjekje të na akomodonin. Kosto totale më ka shkuar 2 mijë euro dhe na u kthye në aventurë.’

Në gjithë këtë histori pakënaqësish, denoncimesh, reagimesh të nervozuara, a ka një institucion i cili duhet të vendosë ekuilibrat mes ‘Wizz Air’ që duket se nuk ka mbajtur premtimet e një viti më parë dhe pasagjerëve që vuajne çdo ditë pasojat në forma nga më të ndryshmet?

Në tentativën për të sqaruar situatën, drejtori i AAC e devijon diskutimin tek kompania gjermane ‘Lufthansa’, e cila sipas tij qenka më problematikja në treg. Pavarësisht insistimit të ‘Piranjave’ për të kuptuar se si operon ‘Wizz Air’ me pasagjerët, një pjesë e madhe shqiptare, ai kerkon alibi sa tek ngarkesa e trafikut ajror e sa tek grevat e punonjësve të aeroporteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco