Zaimi: Borrell-Lajcak po e vrasin me duart e tyre planin franko-gjerman dhe Marrëveshjen Bazë të Brukselit

Zaimi: Borrell-Lajcak po e vrasin me duart e tyre planin franko-gjerman dhe Marrëveshjen Bazë të Brukselit

21:09, 15/09/2023
A+ Aa A-

Aktivisti i Vetëvendosjes në Kosovë, Arbër Zaimi ka denoncuar një skandal në lidhje me propozimin Borrell-Lajcak në takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel ditën e djeshme.

Sipas dokumentit të publikuar në Facebook, Zaimi thekson se, ‘Borrell-Lajcak po e kthejnë mbrapsht Marrëveshjen Bazë a thua se ajo është një çorape e vjetër. Por duke eleminuar komplet Nenin 2, Borrell-Lajcak po e vrasin me duart e tyre planin franko-gjerman dhe Marrëveshjen Bazë të Brukselit’.

Postimi i plotë:

Nëse propozimi i Borrell-Lajcak qenka ky që po botohet nga mediat shqip, brenda tij ka një skandal. Aty nuk përmendet fare Neni 2 i Marrëveshjes Bazë të Brukselit.

Pra, Borrell-Lajcak jo vetëm që kanë propozuar një sekuencim hapash ku Neni 10 shndërrohet në prioritetin e vetëm, pra shndërrohet në Nenin 1, por edhe e ka eleminuar krejtësisht Nenin 2.

Shkurt, duke marrë Nenin 10 si të ishte Neni 1, Borrell-Lajcak po e kthejnë mbrapsht Marrëveshjen Bazë a thua se ajo është një çorape e vjetër. Por duke eleminuar komplet Nenin 2, Borrell-Lajcak po e vrasin me duart e tyre planin franko-gjerman dhe Marrëveshjen Bazë të Brukselit.

Cili është Neni 2 i Marrëveshjes Bazë?

“Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën e vetëvendosjes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe mosdiskriminimi.”

Kosova planin franko-gjerman e pranoi si kompromis. Tash Borrell-Lajcak po kërkojnë kompromis për ta eleminuar Nenin 2, pra për ta vrarë atë kompromis?

Vërtet të dështuar, në fund të mandatit të tyre evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco