Piranjat futen brenda 'Spitalit Psikiatrik të Vlorës', tragjedi njerëzore si në kampet e përqëndrimit

21:05, 15/09/2023
A+ Aa A-

Spitali psikiatrik i Vlorës ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes mediatike për kushtet e tij, por me ndërtimin e godinës së re mendohej se gjithçka shkonte në rregull. Në fakt, nuk ndodh kështu, pasi denoncimi që na vjen nga brenda ambienteve të këtij spitali është shumë shqetësues.

Vetë mjekë që punojnë në atë spital kanë kontaktuar për të denoncuar gjendjen e frikshme në të cilën ndodhet ky spital dhe trajtimin çnjerëzor të pacientëve.

Drejtoresha nuk do t’ia dijë për pacientët dhe spitalin. Nuk e vret mendjen. Gjendja është skandaloze dhe shumë e vështirë.Pacientët po trajtohen si kafshë. Qëndrojnë 51 persona në një ambient që është për 15 veta. Nuk ka kushtet më minimale për të qëndruar. Është vetëm një dush funksional për 51 persona. Nuk ka shampo, lahen vetëm me sapun. Futen si bagtitë brenda të gjithë lakuriq. Të sëmurve duhet t’u respektohet dinjiteti i tyre njerëzor. Ushqimi është skandaloz nuk u jepet as kafshëve. U përzihet supa, sallata në njëpjatë. Nuk ka batanije dhe veshmbathje.Duket sikur të sëmurët janë në kampet e përqëndrimit të nazistëve. Kanë plasur dhe suicidet (vetëvrasjet) nuk merret asnjë masë’, tha një nga mjeket e spitalit.

Deklarata e mjekes shokoi redaksinë e emisionit ‘Piranjat’ dhe kështu redaksia u  vu menjëherë në lëvizje. ‘Piranja’ më e re, Kamila Xhakaj, arriti të futet brenda ambiente vetë spitalit psikiatrik të Vlorës dhe pamjet janë shokuese.

Të sëmurët që janë pa kushtet minimale të jeteses. Muret e rënë nga myku, veshmbatjet mungojnë dhe dushet nuk funksionojnë. Të sëmurët duket sikur i përkasin një kohe të lënë pas që nga kampet e përqëndrimit të nazistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco