Gjykata Kushtetuese i kërkon qeverisë ti jap aktet e UNESKO-s, Ëngjëll Agaçi refuzon: Nuk i jap!

Gjykata Kushtetuese i kërkon qeverisë ti jap aktet e UNESKO-s, Ëngjëll Agaçi refuzon: Nuk i jap!

21:06, 15/09/2023
A+ Aa A-

 ‘Butrinti’, ka qenë një ndër temat e cila është diskutuar në emisionin Breaking me Fiori Dardha në Top News ku e ftuar ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Deputetja u shpreh se në gjykatën kushtetuese jemi për shpalljen të paligjshëm, pra për rrëzimin e ligjit për koncesionin e Butrintit.

Zhupa nuk u ndal me aq ajo publikoi disa dokumente ku tha se gjykata kushtetuese ka kërkuar qeverisë të jap aktet e përkthyera të UNESKO-s.

Sipas deputetes së PD, sekretari i përgjithshëm  i Këshillit të Ministrave ka refuzuar ti bindet vendimet të gjykatës Kushtetuese.

"Në gjykatën kushtetuese jemi për shpalljen të paligjshëm, pra për rrëzimin e ligjit për koncesionin e Butrintit. Gjykata Kushtetuese në vendimin e fundit të datës 13 shtator, ka vendosur që të detyrojë këshillin e ministrave që të na vërë në dispozicion të gjitha aktet e përkthyera të komunikimeve me UNESCO.

 Një betejë e gjatë në gjykatën kushtetuese, lajmi ekskluziv në fakt për ju është që qeveria shqiptare, këshilli i ministrave refuzon të zbatojë vendimet e gjykatës kushtetuese.

Na sjell dhe një letër, kjo është letra e firmosur nga Engjëll Agaçi, nuk e di nëse arrij ta bëj që të shfaqet, sepse nuk jam e saktë.  në këtë pjesën e online këtu, që të dallohet saktësisht.

Kjo është shkresa po e firmosur nga Engjëll Agaçi, i cili i thotë gjykatës kushtetuese që ne nuk do t'ju sjellin asgjë nga këto që ju kërkoni, pasi që le ta bëjnë vetë le t’i gjejmë vetë pala tjetër dokumentet e UNESCO-s, pra kemi arritur në një situatë ku këshilli i ministrave e pranon vetë që ka gjëra për të fshehur e pranon vetë fakt, sepse gjithë fajtorët mundohen që përfshihen vërtetës dhe të japin sa më pak informacion për krimet që kanë bërë dhe këshilli i ministrave, në këtë rast edhe vetë fondacioni për menaxhimin e Butrintit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco