Alimehmeti: Sot Veliaj vendosi 6 milionë euro të tjera në dispozicion të inceneratorit nën sekuestro

Alimehmeti: Sot Veliaj vendosi 6 milionë euro të tjera në dispozicion të inceneratorit nën sekuestro

20:47, 15/09/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj kërkoi sot që Këshilli Bashkiak të kalojë 600 milion lekë pagesa të prapambetura për inceneratorin.

Në një kohë që SPAK ka sekuestruar pronën dhe po heton zyrtarët që u përfshinë në grabitjen e fondeve shtetërore, këshilltarët e majtë e miratuan këtë akt pa bërë asnjë reagim.

Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti nga ana e tij u shpreh kritik për këtë mbledhje. Ai bëri me dije se inceneratorit është në sekuestro nga SPAK.

Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha Alimehmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco