Shehaj: Veliaj po i heq 600 mln arsimit për t’ja dhënë inceneratorëve

Shehaj: Veliaj po i heq 600 mln arsimit për t’ja dhënë inceneratorëve

20:23, 15/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur për mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj po fut në krizë bashkinë, duke kërkuar të tjera para për inceneratorin e Tiranës

Shehaj e quajti Veliajn një rrugaç duke iu referuar gjuhës që ai përdori ditën e sotme në Këshillin Bashkiak dhe gjithashtu theksoi se alokimi i 600 milionë lekëve nga bashkia është i paqartë se përse do të përdoren, pasi nuk ka shpjegime nga ana e bashkisë. 

Më tej, sipas ekspertes Shehaj, këto para po i hiqen arsmit dhe po i jepen inceneratorit të Tiranës. 

Shehaj: Problemi sipas asaj që thonë në relacion këta zotërinjtë e bashkisë, këtij që bërtet jo tanga jo brekë, një farë rrugaçi sepse kryetar bashkie ai nuk mund të jetë, njeri që përfaqëson Tiranën dhe qytetarët e Tiranës ai nuk mund të jetë.

Problemi kryesor është se na paska dalë problematike që autoriteti kontraktor nuk paska dhënë pagesën e plotë dhe përmendet vetëm 200 milionë lekë dhe kjo është e paqartë se kjo është diferenca që nuk ka dhënë apo është paraja që ka dhënë autoritetit kontraktor dhe nuk ka dhën diferencën.

Alokimi i 600 milionë lekëve nqs autoriteti ka dhënë vetëm 200 apo s’ka dhënë 200 dhe ato 400 milionë lekë për çfarë i do?

Sepse ti ke bërë një buxhetim dhe e ke kaluar në dhjetor të 2022 dhe nuk mund të kemi një devijim kaq të madh, por mbi të gjitha duhet të ketë një komunikim se përse autoriteti kontraktor kur e ka kaluar buxhetin dhe e ka votuar Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka parashikuar këtë në buxhetin e saj dhe më pas i kalohet Bashkisë Tiranë për të bërë pagesat.

Në të gjitha komisionet anëtarët e opozitës kur kanë bërë pyetje të caktuara për këtë rend dite nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Nuk kanë marrë përgjigje për inceneratorin e Tiranës, nuk kanë marrë përgjigje për një OJF e cila ka marrë ambiente të Gardës dhe do ti kthejë në muze por ato ambiente të Gardës do të përdoren dhe për qiradhënie për palë të treta dhe te biznesi./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco