Korreshi i përgjigjet Pampurit: Zëdhënësja e ekipit ‘Dvorani’ e ka mendjen te vila...

Korreshi i përgjigjet Pampurit: Zëdhënësja e ekipit ‘Dvorani’ e ka mendjen te vila...

20:07, 15/09/2023
A+ Aa A-

Gazment Bardhi i është drejtuar sot me një shkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ai ka kërkuar një proces dialogu transparent dhe demokratik midis mazhorancës dhe opozitës për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze.

Pas letrës së tij, Orjola Pampuri bëri një postim në median sociale, duke deklaruar se flet në emër të Grupit Parlamentar të PD.

Ajo tha se PD nuk ka shprehur asnjë qëndrim dhe nuk ka autorizuar askënd për të negociuar për çështjen e Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, deputeti demokrat, Saimir Korreshi reagoi ashpër, duke e quajtur atë zëdhënësen e ekipit ‘Dvorani’.

“Zëdhënësja e ekipit “Dvorani” duhet informuar që përzgjedhja e Avokatit të Popullit është një proces parlamentar dhe një çështje që nuk pret derisa të dakordësohet, skutave, takimi i radhës i shokut Luli, apo punimet në “Santorini Residence”.  Të dy grupeve parlamentare PS dhe PD u është kërkuar një proces i shpejtë dhe transparent, për të çuar përpara procesin përzgjedhës, pa vonesa të tjera të paarsyeshme. Shoku Luli duhet ta informojë zëdhënësen se takimet skutave nuk prodhojnë asnjë efekt për Grupin Parlamentar të PD. Seanca e datës 21-22 Dhjetor 2022 e provoi këtë!” tha Korreshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco