‘Shtesë fondi për inceneratorin e sekuestruar'/ Blushi: ‘Erion Qelia’, 'dili për zot' firmës

‘Shtesë fondi për inceneratorin e sekuestruar'/ Blushi: ‘Erion Qelia’, 'dili për zot' firmës

17:47, 15/09/2023
A+ Aa A-

Mbledhja e sotme në Këshillin Bashkiak të Tiranës është zhvilluar me debat, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ka dhënë fjalën këshilltarëve të opozitës.

Në fjalën e tij, këshilltari Tedi Blushi i është kundërpërgjigjur Veliajt, teksa e ka akuzuar këtë të fundit si abuzuesin më të madh të taksave të qytetarëve.

Duke e quajtur ‘Erion Qelia’, Blushi, theksoi se sot Veliaj i ka sjellë Këshillit Bashkiak për miratim propozimin për shtese fondesh për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës.

Blushi: Erion Qelia ti sot i sjell Këshillit Bashkiak për miratim propozimin për shtese fondesh për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës. Në vend të ishe sot i pandehur para drejtësisë vjen bën monologë para këshillit. Je keqbërësi më i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi më i madh i taksave të qytetarëve. Për mega-aferën e inceneratorit duhet të ishe marre i pandehur.

Ti sot quhesh ‘Erion Qelia’. ‘Erion Qelia’ flet për humanizmin ndërkohë që refuzon në shkelje të ligjit dhe rregullores së këshillit kërkesën për lejimin në mbledhje të Kryetarit të Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve. ‘Erion Qelia’ nga frika e përballjes me qytetaret dhe me transparencën e ka mbushur sallën me badigardët e tij dhe nuk lejon invalidët në karrocë dhe gazetarët që presin jashtë dyerve të bashkisë.

Ti ‘Erion Qelia’ duhet të merresh i pandehur dhe të dalësh para drejtësisë! Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e juaja pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.

Me këtë firmë të paligjshme, ti ‘Erion Qelia’ fute në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve. ‘Erion Qelia’ dili “për zot” firmës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco