Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Hunter Biden në telashe ligjore/ Si lidhet emri i tij me Ramën dhe Duçkën

Hunter Biden në telashe ligjore/ Si lidhet emri i tij me Ramën dhe Duçkën

09:30, 15/09/2023
A+ Aa A-

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, është paditur të enjten nga prokurori special, David Weiss, për akuzat e para që lidhen me armëmbajtjen.

Sipas Fox News, ndaj tij janë ngritur tri akuza. E para, se ka bërë një deklaratë false kur ka blerë armën e zjarrit, e dyta se ka bërë një deklaratë false në lidhje me informacionin që kërkohet nga shitësi i licencuar dhe e fundit, për armëmbajtje nga një person i varur nga substancat.

Akuzat vijnë pasi më herët kishte dështuar arritja e një marrëveshje për pranimin e fajit. Hunter Biden pritej që të pranonte fajin për këtë çështje.

NY Post shkruan se Hunter Biden rrezikon mbi 25 vite burg. Sipas BBC, kjo është hera e parë që djali i një presidenti në detyrë përballet me akuza penale.

Këto janë akuzat e para të ngritura ndaj Djalit të Parë, që kur nisën hetimet speciale ndaj tij. Por Fox News kishte raportuar në vitin 2021, se policia iu përgjigj në në tetor të vitit 2018 një incidenti, pasi një armë në pronësi të Hunter Biden, ishte hedhur në koshin e një marketi në Delauer.

Një burim tha se Hallie Biden, vejusha e djalit të ndjerë të presidentit, Beau, e cila në atë kohë ishte në një lidhje me Hunter Biden, e hodhi armën në një kosh pas një supermarketi, pranë një shkolle.

Hunter Biden e kishte blerë armën më herët atë muaj. Ai nuk kishte deklaruar përpara blerësit se ka varësi nga droga. Hunter Biden u shkarkua nga Marina Amerikane në vitin 2014 pasi u testua pozitiv për kokainë.

Por këto janë akuzat e para, pasi ndaj Hunter Biden rrezikojnë të ngrihen të tjera akuza edhe më të rënda. Sipas NY Post, ai mund të paditet edhe për akuza për mashtrim me taksat dhe lobim të paligjshëm të huaj.

Në këtë rast, në skenë del edhe emri i kryeministrit shqiptar dhe agjentit të diskredituar të FBI, Charles McGonigal.

Nuk është rastësi se kur McGonigal pranoi fajin për të ashtuquajturën dosje ruse, gazeta e madhe britanike, Daily Mail, shkruante se në aferën Rama-McGonigal del edhe emri i Hunter Biden.

Historia e shpjeguar me pak fjalë është e tillë.

Në dosjen shqiptare të McGonigal, ndërmjetësi kyç i aferës është këshilltari jozyrtar i Edi Ramës, Dorian Duçka.

Por Duçka është edhe njeriu që del në laptopin famëkeq të Hunter Biden. Kjo për shkak se Dorian Duçka punonte për të njëjtën kompani kineze, CEFC, prej nga dyshohet se Hunter Biden dhe familja e tij kanë marrë miliona dollarë ryshfete.

Në një email, madje Biden e vlerëson punën e Duçkës dhe deklaron se është gati që të paguajë nga pjesa e tij për Duçkën.

Skandali nuk ndalet këtu, pasi kompania kineze CEFC është sponsorizuesja e ekspozitës personale të kryeministrit Edi Rama në Hong Kong.

Nga ana tjetër, para pak kohësh mediat në SHBA shkruanin McGonigal mund të ketë gisht në pengimin e hetimeve ndaj Hunter Biden, madje mund të jetë kompromentuar nga kinezët e CEFC.

Djali i presidentit ka shpëtuar disa herë nga ndjekja penale për shkak të lidhjeve politike, por presioni së fundmi ishte rritur ndjeshëm.

Kjo pasi të paktën tre komisione parlamentare të Kongresit në SHBA e kishin vendosur në shënjestrën e tyre.

Skandali i Hunter Biden mund t’i rrezikojë presidencën babait të tij në vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco