Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

VIDEOLAJM/ Flakët e ferrit në një pallat të ri dhe hipokrizia e Veliajt

09:15, 15/09/2023
A+ Aa A-

Një pallat 10-katësh u dogj dje në Tiranë, ndërsa pamjet tronditën çdo qytetar në mbarë vendin.

Lehtësia me të cilën po digjej pallati ishte shokuese.

Fillimisht gazetarët e pranishëm raportuan se ishte e vështirë për zjarrfikësit që të kryenin punën e tyre, për shkak të ‘xhunglës’ urbane që është ngritur në Tiranë gjatë këtyre viteve.

Më pas, banorët e pallatit ngjitur ishin ankuar se godina po ngrihej shumë pranë dhe do i rrezikonte.

Për fat, askush nuk u lëndua, edhe pse dëmet janë kolosale. Pallati ishte ndërtuar së fundmi, por materiali i përdorur për fasadën ishte i një cilësie të tillë që favorizoi zjarrin.

Pamjet që sjell SYRI TV nga ky zjarr, nuk kanë nevojë për shumë koment.

Pas ngjarjes tronditëse, reagoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Pa thënë asnjë fjalë se përse u dogj si shkrepëse një pallat i ri në xhunglën e tij urbane, ai tha se do japë grante për banorët.

Se përse duhet të paguajnë qytetarët shqiptarë, për shkeljet e abuzimet e Veliajt, kjo nuk ka nevojë për shpjegim.

Por historia e këtij pallati tregoi edhe njëherë qartë se babëzia e ndërtimeve, me çmime që i kalojnë edhe qytetet e vendeve të pasura, do rezultojë katastrofike ndonjë ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco