Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Haxhiu: Kurti humbi Lajçak dhe BE, është i vetmuar në këtë proces

23:07, 14/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhina në një debat në “Çim Peka Live” në lidhje me dështimin e një marrëveshjeje mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në takimin e kryediplomatin e BE-së Josef Borrell është shprehur se kryeministri kosovar e ka ‘humbur’  Përfaqësuesin Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak, po ashtu edhe Amerikën dhe tashmë është i papërkrahur në këtë proces.

Gjatë diskutimit në studio, gazetari Andi Bushati mendon se tërheqja e Kurtit është meritë dhe strategji e tij për të mbajtur larg themelet e republikës Serbska në Kosovë.

Baton Haxhiu: Kurti është i pari që  ka lëvduar Lajçakun si kryenegociator. Kjo nuk do të thotë që smund ta kritikojë tani, por ai ka përmbysur gjithçka për të argumentuar se dialogun me Serbinë e udhëheqin të paaftit, ata që nuk dinë të dialogojnë dhe nuk dinë të dialogojnë mjaftueshëm për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë. Kurti, duke kritikuar ndërhyrjen amerikane  të dy viteve të parë, ka thënë që ne jemi në Europë dhe e duam Lajçakun dhe fakti që jetojmë në Europë, dialogun duhet ta përfundojë Europa . Në këtë rrugë e ka humbur edhe ndikimin  Amerikan, ka humbur edhe prezencën amerikane dhe ndihmën e saj dhe njëkohësisht ka humbur Lajçakun e tij  dhe Bashkimin Europian. Unë nuk kam dashur që kryeministri im të vihej në këtë gjendje, të jetë refuzues dhe në një farë mënyre të anashkalojë të gjithë ndërmjetësuesit dhe duke vendosur atë që është më e keqja, të jetë i vetmuar në këtë proces.

Andi Bushati: Kjo është një pikë ku unë jam 100% kundër Batonit. Batoni sapo tha që sot kemi marrë një lajm të keq. Unë them që sot kemi marrë një lajm shumë të mirë sepse, mendoni të kundërtën, mendi sikur kryeministri i Kosovës kishte vajtur sot në Bruksel dhe të thoshte ‘po jam i gatshëm të firmos asosacionin’. Do kishim ndërkombëtarët dhe Vuçiçin që do e duartrokisnin, do e merrte Edi Rama në telefon dhe do  e përshëndeste po në Kosovë do kishim hedhur thelemet e republikës Serbska. Unë jam pro një politikani që sakrifikon pushtetin e tij për të mbrojtur vendin e  tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco