Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Ndreca: Në gjykimin e Ramës dera e Kosovës është e mbyllur për organizatat ndërkombëtare

Ndreca: Në gjykimin e Ramës dera e Kosovës është e mbyllur për organizatat ndërkombëtare

22:50, 14/09/2023
A+ Aa A-

Në studion e ‘Çim Peka Live’ mbrëmjen e kësaj të enjte u diskutua edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe qëndresa e Albin Kurtit përballë presionit të ndërkombëtarëve.

Në studio u diskutuan deklaratat e Ramës për çështjen e Kosovës. Në mbrojtje të deklaratave të kryeministrit shqiptar ishte juristi Ndreca.

Ai u shpreh se Rama ka të drejtë kur thotë që Kosovës i janë mbyllur të gjitha dyert në organizatat ndërkombëtare për shkak të qëndrimeve të Kurtit.

Pjesë nga debati:

Bushati: Vuçiçi thotë nuk e njoh (Kosovën) çfarëdo që të bësh. Ky (Rama) thotë që do e njohi, flet në emër të Vuçiçit.

Ndreca: Ai mendon që është kështu. Kjo është çelësi. Është mendimi i tij.

Bushati: Ai gënjen.

Ndreca: Si gënjen? Është mendimi i tij.

Bushati: Pra, po të thashë unë ty që, “unë martohem me Edi Ramën, ti më thua, po martohesh, se ti ke të drejtën tënde.

Ndreca: Po patjetër mo.

Bushati: Po, por ka të tjerë që thonë qenke i çmendur po the nga këto.

Ndreca: Çështja është se çelësi për të hap derën është asosacioni.

Ajo që dëgjoj unë, në gjykimin e zotit Rama dera e Kosovës sot është e mbyllur.

Shkullaku: Seriozisht është e mbyllur? Se dinim ne.

Ndreca: Po mo po. Është e mbyllur.  Dhe ai (Rama) po thotë që një nga dyert që duhet hapur është asosacioni.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco