Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Amant Josifi në kërkim, 3-fishoi fitimet/ Ish-ortaku i Olsi Ramës fitoi me konsulentë, ja si i ka shpëtuar policisë

Amant Josifi në kërkim, 3-fishoi fitimet/ Ish-ortaku i Olsi Ramës fitoi me konsulentë, ja si i ka shpëtuar policisë

17:41, 14/09/2023
A+ Aa A-

Amant Josifi, megjithëse i shpallur në kërkim prej shumë muajsh si një prej kokave të mashtrimit 2.4 miliard euro me call center, rezulton se ka vijuar i pashqetësuar aktivitetin tregtar në Tiranë, madje duke rritur fitimet e tij zyrtare.

Në nëntor të vitit 2022, Josifi, ish-ortak i Olsi Ramës dhe ish-këshilltar i Ministres Olta Xhaçka, i shpëtoi një operacioni të zhvilluar në Tiranë, për llogari të autoriteteve spanjolle. Por, ndërkohë, në fund të atij viti kalendarik, zyra e konsulencës së Josifit rezulton se ka trefishuar fitimet, krahasuar me një vit më parë.

“Syri Televizion” konsultoi të dhënat e bilancit tregtar të Personit Fizik “Amant Josifi”. Për vitin 2022, zyra e konsulencës ka fituar mbi 500 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë, një vit më parë, fitimi ishte vetëm 193 milionë lekë të vjetra ose gati tre herë më pak.

Josifi raportohet se është arrestuar pak ditë më parë në Dubai. Në një njoftim të Policisë Shqiptare, thuhet se arrestimi i tij u krye në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare, spanjolle dhe atyre të Dubait.

Është e paqartë se cili është roli i Policisë Shqiptare, e cila dështoi ta arrestonte në nëntor të vitit të kaluar në Tiranë.

Po ashtu, dokumentat e kompanive të Amant Josifit ngrenë tjetër hije dyshimi për policinë. Në dokumentat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Josifi rezulton se gjatë vitit 2022 ka pasur aktive dy shoqëri: Personin fizik me emrin e tij, si edhe kompaninë “Odyssey”.

Ai rezulton se ka nënshkruar vendimet për miratimin e bilanceve tregtare të dy shoqërive konkretisht në 7 dhe 27 qershor 2023. Në të dy rastet, ai thotë se i ka nënshkruar bilancet në selitë e kompanive, në Tiranë. Por, në këtë periudhë, Amant Josifi rezulton se ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

Pra, është e paqartë se si ai është paraqitur në selitë e kompanive, kur ndërkohë duhet të ishte arrestuar për llogari të autoriteteve spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco