Arrestimi i Armant Jusufit, ortaku i Olsi Ramës / Bushkolaj:  Pritet të dalin emra të tjerë bashkëpunëtorësh

Arrestimi i Armant Jusufit, ortaku i Olsi Ramës / Bushkolaj: Pritet të dalin emra të tjerë bashkëpunëtorësh

17:20, 14/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV gazetari Elkier Bushkolaj,  duke folur për arrestimin e Armant Josifi, 26 vjeçari i cili kishte lidhje të forta bashkëpunimi me qeverinë, ka deklaruar se ka mashtruar me anë të Call Center-ave rreth 200 mijë qytetarë në të gjithë vendet e Europës, duke përfituar miliarda euro. 

Bushkolaj është shprehur se pritet të dalin emra të tjerë bashkëpunëtorësh .

“Ai ka qenë këshilltar në ministrinë e mbrojtjes  në periudhën 2017-2020 që përkon me kohën kur Olta Xhaçka ishte ministre mbrojtjeje. Përgjatë kësaj periudhe, në Spanjë, në vitin 2018 ka nisur një hetim i iniciuar pas hetimeve të qytetarëve Spanjollë të cilët ishin mashtruar nga kompani të cilat i nxisin të investojnë në bursa.

Bëhet fjalë për një grup kompanish të lidhura me Forex, kompani të call center-ave  të cilën qendrën e kishin në Kiev. Pjesë e kësaj mendohet të ketë qenë edhe zoti Josif. Kanë kryer mashtrime tek rreth 200mijë qytetarë, kryesisht në Spanjë, Gjermani dhe vende të tjera të BE. Në nëntor të vitit të kaluar kanë kryer një operacion  në Shqipëri.

 Kanë ardhur pikërisht për arrestimin e Armant Josifit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Josifi mundi ti shpëtonte arrestimit, mesa duket kjo për shkak të dekonspirimit dhe lidhjeve shumë të forta që ai kishte pothuajse në të gjitha rangjet, por 4 bashkëpunëtorë të tij ranë në pranga por në dëshminë e tij njëri prej tyre e ka zbërthyer pothuajse të gjithë skemën sesi binin në grackën e mashtrimit qytetarë të ndryshëm nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian  që përgjithësisht ishin moshat e treta të cilët kanë humbur kursimet e gjithë jetës.

 Gazeta spanjolle e përshkruan Josifin si  një njeri me lidhje shumë të forta të cilat shkonin deri në rangjet më të larta të qeverisë. Përpos faktit që ai ishte këshilltar në ministrinë e mbrojtjes, ishte vetëm 26 vjeç  dhe lidhej me çështje që lidheshin me NATO-n.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco