VIDEO/ Nesho: Vuçiç kërkon të blejë kohë, ai nuk kërkon zgjidhje në Kosovë

VIDEO/ Nesho: Vuçiç kërkon të blejë kohë, ai nuk kërkon zgjidhje në Kosovë

16:56, 14/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të folur për takimin Vuçiç-Kurti në Bruksel ishte ish ambasadori, Agim Nesho.

Nesho është shprehur se Vuçiç nuk kërkon të gjejë një zgjidhje për krizën në Kosovë por ai kërkon të blej kohë me shpresën se gjeopolitika do të ndryshojë dhe do të përmbushen kërkesat e palës serbe

"Nuk prisnim asgjë të re nga takimi i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për arsyen se e kemi të gjatë pozicionin e Serbisë dhe Vuçiçit, pasi ai kërkon të blejë kohë që gjeopolitika të ndryshojë.

Vuçiç është shprehur se asociacionin sipas propozimit europina e pranojmë dhe ne do të merremi me obligimet tona por harrojnë se janë 39 marrëveshje teknike që janë përpara tryezës dhe nuk ka pasur një vullnet politik për ti  realizuar ato.

Vuçiç është kujdesur që mos të duket se po i refuzon të gjitha zgjidhjet perëndimore mos të presë të gjitha urat e bashkëpunimit me europën por nga ana tjetër të mos pranoj atë që është esenciale njohja e pavarësisë së Kosovës.

Vuçiç insiston që në katër komunat në veriun e Kosovës të japin dorëheqje dhe të mos pranojnë planin sipas kushtetutës dhe ligjit në Kosovë ku specifikohet një referendum me gati 25% të popullsisë që kërkojnë të ndryshojnë kryetarët e komunave. Kjo është një taktikë që sa herë serbët kërkojnë diçka shqiptarët u përgjigjen duke shkelur ligjet dhe kushtetutën e vendit por mesa duket kjo ka marrë fund dhe se plani i Vuçiç nuk është për të gjetur zgjidhje në Kosovë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco