Berisha: Prokuroria 'Felaj' kreu akt kriminal, Rrumbullaku mashtroi me 200 arrestimet për llogari të Ballës e Ramës

Berisha: Prokuroria 'Felaj' kreu akt kriminal, Rrumbullaku mashtroi me 200 arrestimet për llogari të Ballës e Ramës

14:26, 14/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka drejtuar gishtin e akuzës sot nga foltorja e Kuvendit, edhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt, rrethi i ngushtë familjar i së cilës është i punësuar në masë në Prokurorinë e Tiranës, katër vetë, duke filluar që nga bashkëshorti i saj.

"Pra, është një seancë kjo në të cilën duhet të dënoni Prokurorinë Felaj, - vërejti Berisha në vazhdim të denoncimeve të tij ndaj aferave të qeverisë. Prokuroria "Felaj", në një akt kriminal të pashembullt, shpalli "plagosje të lehtë", çarjen e kockës frontale dhe parietale dhe thyerjen e ulnës te një qytetar nga fisi Rraja.

Kjo është ndërhyrje direkt e Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe është një akt kriminal. Dënoj me forcën më të madhe mega-mashtrimin publik.  Sot Rrumbullaku në sqetullën e Ramës, u thotë shqiptarëve se në një ditë u arrestuan 200 trafikantë.

I kërkoj këtu nga parlamenti të nxjerrë emrat, ose seancën tjetër do të quhet 200 herë gënjeshtar. Të nxjerrë emrat e të arrestuarve, të nxjerrë grupet se thotë "23 grupe"!!!
E kuptoni ju propagandën Rama-Balla të mashtrimit dhe mbulimit të krimit me shifra të rreme?!" nënvizoi kryetari i PD-së më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco