‘Skema e pensioneve në prag falimentimi’, Vasili: 17 mijë kërkesa për azil në 6 muaj, po zhduken 2 bashki çdo vit

‘Skema e pensioneve në prag falimentimi’, Vasili: 17 mijë kërkesa për azil në 6 muaj, po zhduken 2 bashki çdo vit

14:16, 14/09/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha sot në Kuvend se skema e pensioneve është në rrezik falimentimi për shkak të rënies së numrit të kontribuesve. 

“Këtu u fol për pensionet. është e qartë që skema e pensioneve është në rrezik falimentimi. Kontribuesit po pakësohen, mesatarja e pensionit në qytet është një mesatare në minimumin e varfërisë. Po kështu është edhe në fshat, as 100 dollarë, kur mesatarja e ditës është 6 dollarë në ditë. Varfëria është te pragu i derës. është ajo varfëri që i bën pensionistët ti blejnë ilaçet me tableta dhe jo kurën e plotë”, tha Vasili. 

Sipas tij “Vetëm në 6 muajt e parë 17 mijë shtetas kanë bërë kërkesë për azil. Po na zhduket nga një bashki çdo 6 muaj. Shifrat janë aty, nuk janë shifrat e opozitës. Janë shifra të europës. Kur u liberalizuan vizat ju thoshit që do ikin 1 milionë shqiptarë. Nuk ikën. Kishte program për tu kthyer njerëzit në 2011, sot kemi batërdi ikje. Kur ikën, ikën sepse nuk ke ku të fusësh kokën. Cila është ndihma që u jepet qytetarëve? Rritet çmimi i referencës, rriten çmimet e shtëpive. Duheshin mbi 20 vjet për të pasur një banesë, aq më keq është rritur tani. Sa herë thotë qeveria që do bëjë rritje pagash dhe pensionesh, rriten taksat”. 

E plotë:

Fjala sot ne Kuvend

Te nderuar deputete!

Themeli i nje shteti serioz, qe respekton qytetaret dhe ligjin qendron te fjalet e ish Kryeministres se Izraelit Golda Meir qe ka thene:

“Nëse doni të ndërtoni një vend ku do të kthehen djemtë dhe vajzat e tij, nëse doni të ndërtoni një vend që njerëzit do të largohen vetëm gjatë sezonit të festave, ku nuk do të ketë frikë për të ardhmen, atëherë duhet ti bëni vetëm tre hapa:

1. Barazoni korrupsionin me tradhtinë ndaj Atdheut dhe zyrtarët e korruptuar me tradhtarët, deri në brezin e shtatë.

2. Bëjini Mësuesit, Mjekët dhe Ushtarakët tri profesionet më të paguara dhe më prestigjioze.

3. Dhe më e rëndësishmja - punë, punë dhe vetëm punë. Sepse askush përveç teje nuk do të të mbrojë, askush nuk do të të ushqejë përveç vetes dhe vendi yt të nevojitet vetëm ty dhe askujt tjetër.

Kur të bëhet kjo jo vetëm një fjalë apo një slogan i thjeshtë, por një mënyrë jetese, do të thotë se e keni arritur qëllimin tuaj”.

Këtu u fol për pensionet. është e qartë që skema e pensioneve është në rrezik falimentimi. Kontribuesit po pakësohen, mesatarja e pensionit në qytet është një mesatare në minimumin e varfërisë. Po kështu është edhe në fshat, as 100 dollarë, kur mesatarja e ditës është 6 dollarë në ditë. Varfëria është te pragu i derës. është ajo varfëri që i bën pensionistët ti blejnë ilaçet me tableta dhe jo kurën e plotë.

Vetëm në 6 muajt e parë 17 mijë shtetas kanë bërë kërkesë për azil. Po na zhduket nga një bashki çdo 6 muaj. Shifrat janë aty, nuk janë shifrat e opozitës. Janë shifra të europës.

Kur u liberalizuan vizat ju thoshit që do ikin 1 milionë shqiptarë. Nuk ikën. Kishte program te IOM për tu kthyer njerëzit në 2011, sot kemi batërdi ikje.

Kur ikën, ikën sepse nuk ke ku të fusësh kokën. Cila është ndihma që u jepet qytetarëve? Rritet çmimi i referencës, rriten çmimet e shtëpive. Duheshin mbi 20 vjet për të pasur një banesë, aq më keq është rritur tani. Sa herë thotë qeveria që do bëjë rritje pagash dhe pensionesh, rriten taksat.

Pra fjalet e Golda Meir jane zemra e problemit, korrupsioni i tmerrshem po zhben shqiptaret, shtetin ligjor dhe Shqiperine vete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco