Gjekmarkaj: 'Matematicieni' Basha ka vetëm 7 deputetë, nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të dalin 49

13:11, 14/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti Agron Gjekmarkaj, reagoi pasi Lindita Nikolla njohu sërish Lulzim Bashën si drejtues të grupit parlamentar demokrat.

Duke u tallur me matematikën e Bashës, Gjekmarkaj tha se ai ka vetëm 7 deputetë.

“Ne për fat të keq kemi pasur shumë probleme me matematikën 7 herë 7 bëjnë 42 dhe nuk na kanë dalë mirë llogaritë për 10 vite.

Në fakt matematicieni në fjalë ka vetëm 7 numra dhe nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të dalin 49.

49 janë në krahun tjetër përballë 7.

Ligjësitë e Averroas nuk ka politikë që mund t’i ndryshojë. Çdo përsiatje ngjan e kotë dhe e tepërt kur numrat janë të qartë dhe shihen me sy nga aty lart,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco