Tensione në Kuvend/ Nikolla njeh Açkën në vend të Bashës, Bardhi: Nuk na e cakton PS kreun e grupit

12:55, 14/09/2023
A+ Aa A-

Momente tensioni në seancën e Kuvendit.

Kryetarja Lindita Nikolla, vazhdoi sërish në mënyrë skandaloze dhe antiligjore, që të përcaktojë se kush do e drejtojë grupin parlamentar të PD.

Ajo tha se Lulzim Basha ka vendosur që Flutura Açkës do i delegohet detyra e kreut të grupit parlamentar demokrat.

Pas kësaj deklarate, reagoi ashpër Gazment Bardhi.

Ai citoi një shkresë ku thuhet se grupi parlamentar i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit.

Bardhi theksoi se nuk është detyrë e PS që të caktojë se kush e drejton grupin e PD.

“Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco