'Ogertën në vend që ta çonin në SPAK, e bënë ministre Arsimi! Ja si PS 'lan duart' me ata që i vë të bëjnë krime'

11:52, 14/09/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e ka konsideruar si “kulmi”, transferimin e Ogerta Manastirliut nga Ministria e Shëndetësia në krye të Ministrisë së Arsimit.

Zhupa në fjalën e saj në Kuvend theksoi se Manastirliu ishte një “kandidate e shkëlqyer” për t’u dërguar në SPAK për abuzimet e saj në sektorin e shëndetësisë dhe hodhi dyshime të forta se arsyet e dërgimit të saj atje mund të ishin koncesione të reja për të cilat tashmë ajo është “specializuar”.

“Kulmi nuk është Ervin Mete, - tha deputetja Zhupa pasi analizoi rastin e ministrit të ri të Financave. -  Kulmi është Ogerta Manastirliu!

Si mundemi, si mundet kjo qeveri, që zonjën “Abuzimi”, siç thoshin mesazhet që më vinin dje, zonja “Vrastare”. Në fakt mua s’më pëlqen dhe nuk e përdor edhe pse do të ishte e vërtetë, por zonja “Abuzimi” ëhstë 100% e vërtetë sepse kështu thonë të gjitha kontrollet e KLSH-së, sepse Ogerta Manastirliu ishte në fakt kandidate e shkëlqyer për SPAK.

Por ju, në vend që ta çonit në SPAK dhe t’ia linit drejtësisë, ju e bëtë ministre të Arsimit për të shkatërruar arsimin shqiptar, për të bërë prindërit për ilaçe, për të bërë sistemin arsimor në koma. Ky është modeli që i çoni të rinjve shqiptarë!

Një ministre, e cila nuk thotë dot një sukses në krye të ministrisë së Shëndetësisë, promovohet dhe ligjet e fundit që solli në këtë parlament ishin ligjet për kanabizimin e vendit dhe detyroi ministren e Arsimit, Kushin, në fakt që për problemet e veta që nuk i zgjidhte dot që të garantonte mjekë në sistemin arsimor, të fuste në valle ministrinë e Arsimit dhe ta mbronte Evis Kushi paaftësinë e Ogerta Manastirliut e pastaj ta zëvendësonte Ogerta e të merrte “faturën”, Evisi.

Ja, këto janë skemat tuaja, skemat se si Partia Socialiste lan duart me ata që i vë të bëjnë krime.

Ogerta Manastirliu sot në krye të Arsimit mund të sjellë vetëm një gjë: dhënien me koncesion dhe dhënien me PPP të universitete shqiptare. Ka fjalë për këtë në fakt, ka dhe ndryshime ligjore për këtë dhe besoj, aty, po, ka eksperiencë, nga koncesioni i Check Up, nga PPP e Dializës, nga PPP e Sterilizimit. Ato po, i qan! Dhe në qoftë se e keni zgjedhur për këtë, do ta qajë dhe këtë, por do ta shkatërrojë, do ta vjedhë, do ta abuzojë dhe bëjë që rinia shqiptare të ikë më shumë se ç’ka ikur deri më sot.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco