Berisha-Spiropalit: Vuan nga kompleksi që Frojdi e quan zilia falike te vajzat

11:35, 14/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kritikoi në Kuvend drejtuesen e parlamentit, duke thënë se ajo po u heq deputetëve edhe të drejtën e procedurës.

“Ky parlament ka një rregullore, shkelësja më madhore e rregullores është kryetarja e parlamentit. Të garantoj që po kryen një akt të rëndë antiligjor në çdo shkelje që bën.

Nuk ka sallë parlamenti në botë, përveç Koresë së Veriut, në të të cilën deputetit i hiqet e drejta e procedurës. Je e vetmja kryetare parlamenti në 32 vite, që u mohon deputetëve të drejtën e procedurës. Je e vetmja kryetare parlamenti që u mohon deputetëve të drejtën e shpjegimit të votës.

Ti përfiton nga një rrethanë, e cila është kjo: nëse opozita do merrej me ty, do lehtësonte padronin tënd. Sepse ti vetëm zbaton urdhrat verbërisht të Edi Ramës. Në këtë mënyrë, e bën parlamentin një institucion mafioz, disfunksional.

Ju kaloni këtu të gjithë ministrat, por pse i fshihni ata? Ju i fshihni sepse ata janë hajdutë, ju jeni hajdutë. Nuk ka arsye tjetër, vetëm hajduti fshihet. Po të mos ishin të tillë, ata do ishin krenarë, qoftë edhe nga sulme absurde.

Ju nuk e nxirrni këtu Maznikun, sepse ai ka firmosur me bosin e Ndragetës. Mazniku ka marrë 12 rroga, ai bëhet ministër, se ka pasur fuqi të paguajë, të blejë, të bëjë pazare me Edi Ramën. Ajo tjetra, Koçiu, e kapur në përgjime. Edi Rama i sjell me kokrra. Nga e gjeti këtë Albanën? Këtë Koçiun? Pse nuk bëhen diskutime, t’u thuhet qytetarëve se çfarë përfaqësojnë? Nuk bëni se jeni të gjithë hajdutë. Kriteri kryesor në qeveri është hajdutëria,” tha Berisha.

Gjatë seancës, Berisha rezervoi një mesazh edhe për ministren Elisa Spiropali.

“Do i them dy fjalë kësaj Elizës. Ke përdorur një term jo shumë të fisshëm. Po unë nuk do merrem më këtë, ti kërkon të biesh në vulgaritet, por unë nuk bie.

Unë jam mjek dhe Zigmund Frojd ka gjetur se zhvillimi i njerëzve kalon në pesë faza. Faza e tretë është stadi falik. Shumica e kalojnë si një stad të pranuar. Disa mbeten aty dhe disa kanë kompleksin e Edipit.

Ky kompleksi i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave. Problemi është se Frojdi e quan këtë, zilia falike te vajzat,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco