'Kafe shqeto'/ Takimi Vuçiç- Kurti në Bruksel, gazetari Kafexhiu skeptik: Nuk do të arrihet asgjë!

'Kafe shqeto'/ Takimi Vuçiç- Kurti në Bruksel, gazetari Kafexhiu skeptik: Nuk do të arrihet asgjë!

11:03, 14/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka njoftuar se takimet nisin nga ora 09:00.

Fillimisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, presin njërin përfaqësues, pastaj tjetrin.

Takimi trepalësh do të mbahet më vonë gjatë ditës dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Për të diskutuar se çfarë pritet nga ky takim i sotëm ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ gazetari Muharrem Kafexhiu.

Kafexhiu gjatë intervistët u shpreh skeptik në lidhje me takimin e sotëm që do të mbahet në Bruksel.

Ai u shpreh se nuk pret asgjë nga ky takim, pasi si presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të shkojë në Bruksel me synimin që të mos arrijë asgjë, e njëjta gjë dhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

''Vuçiç po shkon siç e ka thënë dhe ai për mediat serbe për të diskutuar rreth sigurisë së serbëve. Pra kujtojmë rastet e ditëve të fundit ku ka pasur djegie të shtëpive dhe rrahje ndaj serbëve nga struktura të dirigjuara nga Beogradi. Pra serbët në Kosovë jo ata të strukturave kriminale nuk janë të sigurtë. Kjo për faktin se kanë probleme të vazhdueshme dhe kjo u pa në datën 11 shtator me rastin e djegies së një shtëpie. Zoti Vuçiç po shkon në Bruksel me synimin që të mos arrijë asgjë. Pra ky është synimi i parë i tij të mos ketë asnjë marrëveshje, e njejtë  besoj do të jetë dhe për në anën tjetër. Zoti Kurti, kryeministri i ynë ka thënë që do të shkohet në Bruksel në kryeqendrën evropiane për të diskutuar Aneksin e Marrëveshjes të arritur më 18 mars në Ohër dhe që derivoj nga marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel. Por që realisht dhe sipas faktorëve ndërkombëtarë dhe emisarëve nuk pritet asgjë pasi nuk ka një entuziazëm. Deri më tani të dyja palët, Serbia në veçanti kanë treguar që nuk janë të gatshëm për një Marrëveshje të Shpejtë, pra zbatim të Marrëveshjes së Shpejt e që në fakt dhe Serbia e kishte shkelur në datën 24 prill me votën kundër në Këshillin Ministrorë të Këshillit të Europës e ka shkelur marrëveshjen dhe pse BE ka refezuar, kam dëshirë të komentojë këtë. Nga këndëvështimi im nuk pres asgjë sot përveç një takimi që më shumë do të jetë reviual dhe pse ndërkombëtarët presin të ketë hapa konkret. Dhe hapa konkret pa një Draft Asociacioni nga ana kosovare dhe pa një gadishmëri absolute e që aktualisht është veç minimale për të mos thënë zero nga ana serbe nuk do te ketë lëvizje para.' u shpreh Kafexhiu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco