KAFE SHQETO/ Rudina Hajdari: Bashkimi i opozitës një zhvillim shumë pozitiv

10:56, 14/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar ne emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, ka qenë ish deputetja demokrate Rudina Hajdari. Ajo ka  komentuar mbledhjen e dytë të opozitës së bashkuar.

“Është një zhvillim shumë pozitiv për opozitën sepse rakordimi në parlament është shumë i rëndësishëm. Kjo do të thotë se opozita po e merr veten dhe do tregojë mënyrën se si do te ece ne të ardhmen”.

“Kjo është një lajm shumë i mirë për opozitën sepse janë 50 deputetë që mblidhen bashkë. Në parlament ne shikojmë mënyrën se si ata na përfaqësojnë. Ka shumë hapësirë për tu përmirësuar”.

Hajdari ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike duke mos dashur që të komentojë sjelljet e deputetit Basha sepse, tha ajoi,  duke e zënë në gojë i jep një hapësirë publiciteti të panevojshëm.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco