Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kontrolli i basteve sportive online nga qeveria, Azo: I komplikuar dhe i pamundur që të realizohet

Kontrolli i basteve sportive online nga qeveria, Azo: I komplikuar dhe i pamundur që të realizohet

10:25, 14/09/2023
A+ Aa A-

"Tani do të kemi 10 operatorë kombëtarë që do të kontrollojnë bastet sportive online. Skema se si këto do të licencohen është shumë e komplikuar dhe do të krijojë akoma më shumë informalitet...Pra, duhet të kontrollojë lojtarët nëpërmjet llogarive bankare, që mua më duket e komplikuar dhe e pamundur që kjo do të realizohet ndonjëherë."

"Eshtë edhe një skemë tjetër që këta përfshijnë për t’i tatuar bastet. Bastet sportive online do të tatohen me 15%, kurse kazinotë do të tatohen me 25%. Ajo që më bëri përshtypje fusin për herë të parë turnetë e pokerit, që nuk ka ekzistuar dhe ato do të tatohen me 25%."

Rikthimi me ligj nga Qeveria “Rama” i basteve sportive online, disa vjet pasi ato ishin mbyllur, ka ngjallur polemika të shumta ndërmjet atyre që i shohin ato si një biznes me shumë përfitim që do të mbështesë sportin e kulturën dhe atyre që i shohin ato si shkatërruese të familjeve dhe një brezi të ri. Por gazetarja Doriona Azo e revistës së njohur të çështjeve ekonomiko-financiare, Monitor, i ka hyrë edhe më në thelb problemit që do të shkaktojë rihapja e basteve sportive online dhe e kazinove për financat e shtetit dhe shoqërinë. 

Znj. Azo nga “Monitor”, e ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV e sheh me shqetësim rritjen e numrit të operatorëve kombëtare që do t’i kontrollojnë bastet sportive online nga 3 që ishin në 10 si dhe  skemën e komplikuar se si do të licencohen. “Pra duhet të kontrollojnë lojtarët nëpërmjet llogarive bankare, që mua më duket e komplikuar dhe e pamundur që kjo do të realizohet ndonjëherë”, tha ajo. Shkurt, nga ky ligj i qeverisë nuk pritet tjetër përveçse rritje e informalitetit në këtë biznes, e pastrimit të parave natyrshëm, nëpërmjet rritjes së numrit të lojtarëve.   

Znj. Azo shpjegoi: "Projektligji për kthimin e basteve sportive online nuk ishte diçka e re për publikun. Ai ishte hedhur për konsultim publik edhe më përpara. Tashmë filloi diskutimi në komisionet parlamentare. Unë mendoj në radhë të parë se një miratim i kësaj nisme (se kjo patjetër që do të miratohet duke qenë se mazhoranca ka shumicën e votave) tregon dështimin e asaj nismës së famshme që ndërmori më përpara Shqipëria, “Fundi i Marrëzizë”. Nisja e diskutimeve tregon dështimin e saj. Por, edhe kur bastet fizike u mbyllën, ato filluan të luheshin në mënyrë pirate online që tregoi se kjo nismë ishte e dështuar.

Ajo që më shqetëson në këtë situatë, përveç numrit të rritjes së operatorëve kombëtarë, nga 3 që kishim përpara tani do të kemi 10 operatorë kombëtarë që do të kontrollojnë bastet sportive online - është mënyra, skema se si këto do të licencohen. Është shumë e komplikuar dhe akoma më shumë do të krijojë informalitet. Pra, kemi një agjent financiar dhe ky agjent financiar duhet të kontrollojë të gjithë lojtarët. Pra duhet të kontrollojë lojtarët nëpërmjet llogarive bankare, që mua më duket e komplikuar dhe e pamundur që kjo do të realizohet ndonjëherë. Po ashtu, edhe komisioni i licencimit që do të licensojë këto kompani kombëtare, procedurat e vendosura të përcaktuara në draft janë shumë të komplikuara. Mbi të gjitha, pasi të ndodhin të gjitha këto, do të krijohet një database, do të krijohet një server i madh  mbi të cilat do të mbikëqyren bastet sportive online.

Dimë që në të kaluarën AKSHI ka shumë precedentë për keqfunksionim. E gjitha kjo tregon që akoma edhe më shumë ne do të kemi informalitet në këtë sektor.

Ky sektor akoma më shumë do të nxisë për mendimin tim pastrimin e parave pasi nuk do të ketë interes në këto kushte dhe në këto procedura të përfshira në projektligj që të licencohen subjekte të reja dhe gjithashtu akoma më shumë do të shtojë këtë numrin e kazinove, kazinove të përfshira në hotelet me 3 apo 4 yje.

Në fillim, pasi u mbyllën basetet fizike, u tha që lojërat e fatit do të funksionojnë vetëm ndërmjet këtyre hoteleve, vetëm në hotelet me 4 dhe 5 yje, por në periferi të qytetit. Po ne jemi koshientë, i kemi parë që këto janë prezent në qendër të Tiranës.  Po hapen procedurat ndëtimore dhe tek 9-katëshet për t’u ngritur kjo kazinoja e re, pa i miratuar akoma ligji. E gjithë kjo tregon jo vetëm një mungesë vullneti të qeverisë për t’i mbyllur, por edhe një mosdëshirë të tyre për t’i mbyllur bastet sportive.

Flavio: Kam një pyetje se si llogarisin ekspertët shqiptarë të ekonomisë, ata thonë se kur kishim 3 kompani, buxheti i shtetit merrte 2 miliardë lekë...

Dorina Azo: 2.5 miliardë lekë.

Flavio: Tani duke qenë se do të japim 10 licenca, mund të shkojë në 6.5 – 7 miliardë lekë. Unë e di se këto të ardhura burojë nga numri i atyre që luajnë, jo nga numri i atyre që taksohen.

Dorina Azo: Është shumë e thjeshtë llogaria. Me mbylljen fizike të basteve, vetëm pasi u mbyllën bastet fizike, në mënyrë pirate funksionuan (nga të dhënat që jep Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit) rreth 5 mijë baste online pirate. Pra, imagjinoni, kur do të rritet numri i operatorëve mbikqyrës, i operatorëve kombëtarë...

Flavio: Do të zhysin më shumë njerëz në bixhoz!

Dorina Azo: Po, patjetër. Pastaj është edhe një skemë tjetër që këta përfshijnë për t’i tatuar bastet. Bastet sportive online do të tatohen me 15%, kurse kazinotë do të tatohen me 25%. Ajo që më bëri përshtypje fusin për herë të parë turnetë e pokerit, që nuk ka ekzistuar dhe ato do të tatohen me 25%. Pra, shtohet numri i atyre që do të luajnë dhe mbi këto parashikime, Financat bëjnë llogari që do të arkëtojnë 6.5 miliardë lekë./ar.sh/SYRI.NET

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco