Sot mblidhet parlamenti, Berisha e paralajmëroi qendrimin e opozitës

Sot mblidhet parlamenti, Berisha e paralajmëroi qendrimin e opozitës

08:54, 14/09/2023
A+ Aa A-

Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 si çdo të enjte në një seancë plenare publike. Në rendin e ditës janë përcaktuar 13 pika, që mund t'i gjeni në vijim.

Ndërkohë, kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka garantuar se sot në seancë opozita do të zhvillojë betejën e saj parlamentare e bashkuar dhe do t'ia japë përgjigjen e merituar kryeministrit Edi Rama, një deklaratë kjo edhe si kundërpërgjigje në vazhdën e përpjekjeve që po bën Rama dhe kryeparlamentarja Nikolla për t'u diktuar demokratëve Lulzim Bashën si kryetar të grupit të tyre.

Berisha tha dje pas mbledhjes së Grupit se diskutuan të gjithë agjendën e parlamentit dhe qëndrimet që do të mbajnë deputetët. 

"U diskutua gjerësisht, - tha ai, -  mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit, shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara."

I pyetur nëse e sheh mundësinë për të krijuar një grup më vete,së bashku me deputetët e Gazment Bardhit, kryetari i PD-së u përgjigj me simbolikë: "Ti e sheh qiellin e kthjellët dhe e konsideron mundësinë e shiut. Ja ku është dielli tani."

Axhenda e sotme e punimeve të Kuvendit:

 

ImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco