Auron Tare: Vija bregdetare e shkatërruar me eskavator për krijimin e plazheve artificiale. Plazhet brenda zonave të mbrojtura i ndalon ligji

Auron Tare: Vija bregdetare e shkatërruar me eskavator për krijimin e plazheve artificiale. Plazhet brenda zonave të mbrojtura i ndalon ligji

23:19, 13/09/2023
A+ Aa A-

Studiuesi Auron Tare tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se plazhet janë duke u shkatërruar me eskavator dhe ajo që po ndodh me turizmin nuk është e ligjshme.

Sipas tij në Shqipëri mungon planifikimi për zonën e jugut dhe të veriut dhe sigurisht që kjo ndikon te turizmi.

“Shkatërrimi i vijës bregdetare me eskavator dhe krijimin e plazheve artificiale e ndalon ligji, plazhet brenda zonave të mbrojtura i ndalon ligji. Zonja Bello besoj që ti e di që unë e di shumë mirë situatën në zonë, besoj që aq më mirëkupton. Unë e njoh dhe e di shumë mirë ku janë ndërtuar ato plazhe dhe është ndërtuar dhe ai plazhi që po bëhet sot te Manastiri, ai ndërtimi brenda zonës së mbrojtur, i famshmi i asaj pikës së vockël që e ndalon ligji. Vija bregdetare është e paplanifikuar,” – u shpreh Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco