Berisha: Në Rozhajë hapet shkolla shqipe, ngjarje shumë e rëndësishme

Berisha: Në Rozhajë hapet shkolla shqipe, ngjarje shumë e rëndësishme

22:04, 13/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar një ngjarje të rëndësishme të hapjes së shkollës shqipe bë Rogjajë të AMlit të Zi.

Berisha ka uruar të gjithë banorët e Rozhajës por edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç ku së bashku me ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviç dhe ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj hapën shkollë shqipe në Dacaj, Rozhajë.

Postimi:

Një ngjarje e rëndësishme! Në Rozhajë hapet shkolla shqipe.

Të dashur miq, sot kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç së bashku me ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviç dhe ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj hapen shkollë shqipe në Dacaj, Rozhajë.

Urim i përzemërt dhe nderim i veçantë për banorët e Rozhajës. Atdhetarë të paepur që ruajtën në kushte të vështira gjuhën dhe identitetin e tyre. Por një përgëzim gjithashtu kryeministrit Abazoviç, qeverisë së Mali të Zi dhe qeveritarëve vendorë të Rozhajës, për vendimin e tyre të drejtë! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco