‘Nga harram në hallall, Rama rikthen bastet, i merr vetë në kontroll’/ Opozita kundër

‘Nga harram në hallall, Rama rikthen bastet, i merr vetë në kontroll’/ Opozita kundër

18:08, 13/09/2023
A+ Aa A-

 

Kur vendosi të mbyllë lojërat e fatit dhe bastet sportive 5 vjet më parë, kryeministri Edi Rama ngatërroi edhe Perëndinë e librat e shenjtë, në këtë histori, vetëm për të mbrojtur vendimin e tij. 

Në një dalje televizive, në emisionin Zonë e Lirë, Rama thoshte se lojërat e fatit i ndalon edhe Kurani.

Një tjetër justifikim i kryeministrit, i përdorur për të justifikuar mbylljen e basteve sportive, ishte retorika se ato po përdoreshin nga krimi i organizuar për të pastruar para. 

5 vitë më vonë, kryeministri i ka harruar të gjitha këto argumente, me të cilat mundohej të bindte shqiptarët se po merrte vendimin e duhur duke kthyer kështu haramin në hallall. Kalimi i projekligjit për rikthimin e basteve sportive në Kuvend, nuk është gjë tjetër veçse shpërblimi i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale të cilat u përdorën prej tij për grabitjen e zgjedhjeve. 

Po ashtu kthimi i basteve online, nuk premton gjë tjetër veçse vijim i pastrimit të parave që vijnë nga aktivitetet e paligjshme kriminale por edhe nga aferat korruptive.

Pranimin e dështimit të një beteje që qeveria i vuri ballin dhe sot kthehet pas e konsideroi opozita në komision ligjin e ri.

Shqetësimi i deputetëve opozitarë në lidhje me ligjin përqendrohej më së shumti në publicitetin që parashikohet për bastet në mediat elektronike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco